“Kjo është nata e fundit”, Elton John mbyll karrierën 50-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton John përmbylli karrierën e tij 50 vjeçare në skenën botërore me afro 4600 performanca në mbarë botën. Në mbyllje të turneut të tij maratonë në Stokholm, Elton John dha mesazhin e lamtumirës.

“I gjithë shpirti im ka qenë të luaja për ju, dhe ju keni qenë absolutisht madhështorë,” i tha ai audiencës në Tele2 Arena të Suedisë.

Elton John, 76 vjeç, i bëri një nderim grupit dhe ekipit të tij aktual, disa prej të cilëve kanë qenë në turne me të për shumë vite.

“Ata janë vërtet të pabesueshëm dhe ata janë më të mirët, po ju them, më të mirët,” tha ai.

Ai filloi shfaqjen e tij me Bennie and the Jets dhe vazhdoi të performonte shumë hite të tjera, duke përfshirë Philadelphia Freedom, Tiny Dancer, Rocket Man dhe Candle in the Wind.

Turneu i tij, Farewell Yellow Brick Road filloi në Amerikën e Veriut në vitin 2018, dhe kjo ishte nata e tij e dytë e performancës në Stokholm. Ai luajti për më shumë se gjashtë milionë fansa, dhe pika e tij kryesore ishte në Festivalin Glastonbury muajin e kaluar.

Është një nga turnetë me fitimin më të lartë ndonjëherë. Revista Billboard raporton se është e para që arrin shitjet e biletave prej 900 milionë dollarësh. Koncerti i fundit, i cili zgjati dy orë u mbyll me këngën “Don’t Let The Sun Go Down On Me” kushtuar bashkëpunëtorëve të tij dhe ekipit që e ka ndjekur Elton John në të gjitha koncertet. Kështu ai mbyll 50 vjet karrierë.

Të fundit

PD: Dështimi me votën e diasporës, përgjegjësi e Celibashit

Partia Demokratike ka deklaruar se do të ndjekë procedurat ligjore për dështimin e procesit të votës të diasporës që...

Humbja e zgjedhjeve/ Berisha i bën kërkesën e çuditshme Trump

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas operacionit të fundit “Ura”, duke bërë një thirrje drejtpërdrejtë ndaj qeverisë amerikane dhe ish-presidentit Donald...

Fustani blu nuk u vesh kurrë

Në një fshat të vogël, atje ku koha ngul kapëset e mëngëve në shinat e inercisë, por lodhja vrapon si tajfun, jetonte një nënë....

Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE-në: Do ta luaj lojën sipas mënyrës sime!

Deklaratat e Donald Trump ditën e djeshme se ai “nuk po kërkon një marrëveshje” me Brukselin, të shoqëruara me kërcënimin për vendosjen e tarifave prej 50%...

Qëlloi mjeken dhe përplasi automjetet e policisë, arrestohet 42-vjeçari

Enis Vrapi, 42 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti të rëndë të ndodhur paraditen e së premtes, më 23 maj,...

Lajme të tjera

Web TV