Inter rrit ofertën për transferimin e Lukakut, belgu “i dashuruar” me zikaltërit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inter ka bërë një ofertë të re për të mbyllur përfundimisht marrëveshjen me Chelsea për Romelu Lukakun. Ai që nuk dëshiron asgjë më shumë se të veshë sërish fanellën e zikaltër, për herë të tretë në karrierë.

Marotta po ecën konkretisht dhe është i vendosur të shkurtojë kohën për të rikuperuar belgun. Ngushëllues është lajmi nga Londra se Lukaku nuk do të jetë i pranishëm në ditën e parë të stërvitjes te Chelsea.

Blutë e Londrës, të cilët e vlerësojnë Lukakun 45 milionë euro, janë në pritje të propozimit të ri të Interit. Propozim që do të vijë këto dy ditë. Avokati Sebastian Ledure, një njeri i besuar i sulmuesit, u ka thënë qartë drejtuesve të Chelseat se nuk do të shqyrtojë oferta të tjera përveç asaj të Interit.

Oferta e klunbit zikaltër për klubin e kryesuar nga Todd Boehly do të rritet për të thyer shifrën e 30 milionë eurove: një hap i rëndësishëm që nënvizon vendosmërinë për ta bërë Romelu-n edhe një herë të tyren.

Ndoshta do të duhet një rritje tjetër, por negociatat kanë nisur zyrtarisht. Objektivi është që çështja të mbyllet sa më shpejt, si dhe të shmanget përfshirja e klubeve të huaja të mundshme, pa harruar Juventusin, i cili mbetet në dritare.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV