Champions League/ Partizani ndalet në barazim ndaj Bate Borisov në “Air Albania”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partizani ka nisur aventurën në Champions League me një barazim 1-1 ndaj Bate Borisov, në ndeshjen e parë të turit të parë të luajtur në “Air Albania”.

Të kuqtë e filluan ndeshjen mjaft mirë. Tedi Cara pati dy mundësi të mira në minutat e para, në të parën portieri kundërshtar u tregua më i shpejt duke i “rrëmbyer” topin, ndërsa në të dytën, gjuajtja e tij ishte qëndrore.

Rrapaj provoi të zgjidhte takimin me një goditje nga distanca, por sfera nuk shkoi në portë. Djemtë e Kiryl Alsheuski u shfaqën të rrezikshëm në mënyrë konstante nga krahët me Artem Kontsevoy, pa rezultat.

Të besuarit e Zekic krijuan shumë. Murataj çoi në këmbë stadiumin në minutën e 20-të me një predhë, ndërsa Da Silva pas 10 minutash nuk do kordinohej siç duhet me kokë.

Minutat e para të fraksionit të dytë ishin mjaft të qeta, me të dy ekipet që ruheshin shumë nga pësimi i golit. Në stadium nuk munguan personalitete të rëndësishme të futbollit, teksa kamerat fokusuan Igli Taren.

Një pakujdesi në prapavijë i kushton shumë Partizanit (58’). Qirko shpëtoi portën në rastin e parë, por nuk mund të bënte asgjë herën e dytë, me Dmitri Antilevski që zhbllokoi sfidën me një goditje tokazi.

Në minutën e 67-të, kryeqytetasit vendosën ekuilibrat falë një skeme perfekte, të finalizuar nga Tedi Cara. Deri në fund nuk do kishte ndryshim rezultati, me të dy skuadrat që do synojnë kualifikimin në aktin e kthimit!

Të fundit

Berat, ish-drejtori i SHISH kapet me dokumente sekrete dhe municion në shtëpi

Prokuroria e Beratit ka dërguar për gjykim ish-drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit në këtë qark, Aleksander Shulla, si...

U shkarkua pas dy ndeshjesh, vjen reagimi i trajnerit Ten Hag

Erik ten Hag ka reaguar me keqardhje pas shkarkimit të tij nga Bayer Leverkusen. Shkarkimi ndodhi pas vetëm dy ndeshjesh, e papritur dhe e...

Putin: Rusia nuk e kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në BE

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska kurrë nuk e ka kundërshtuar anëtarësimin eventual të Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke shtuar se mendon që...

Më pak se 10 mijë lekë në muaj, pensionistët janë të varfër

Sipas një raporti të UNDP, 13% e pensionistëve marrin rreth 10 mijë lekë në muaj. Ndërkohë statistikat tregojnë se numri i tyre arrin deri...

Berisha po e bën gati, ka zgjedhur njeriun që do bëhet kryetar i PD

Një ditë më parë, kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 Majit, Andi Mustafaj, njoftoi dorëheqjen nga drejtimi i departamentit të “Brain Gain”, një...

Lajme të tjera

Web TV