Pas gjendjes së rënduar shëndetësore, reagon Madonna

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Madonna është detyruar të pezullojë turneun e saj për shkak të një infeksioni të rëndë bakterial, i cili e çoi në një qëndrim disaditor në spital. Më pas, Madonna doli nga spitali, por sërish po merrte përkujdesin dhe pushimin e duhur.

Diva e muzikës ka bërë një reagim, duke treguar të gjithë mirënjohjen ndaj dashurisë dhe lutjeve të fansave, si dhe gjendjen e saj shëndetësore:

“Faleminderit për enegjinë tuaj pozitive, lutjet, fjalët shëruese dhe inkurajuese. E kam ndjerë dashurinë tuaj. Jam në rrugën drejt shërimit dhe jashtëzakonisht mirënjohëse për të gjitha bekimet që kam në jetë”.

Më tej, shtoi:

“Mendimi im i parë kur u zgjova në spital ishte për fëmijët e mi. Mendimi i dytë ishte se nuk doja të zhgënjeja askënd që bleu bileta për turneun tim. Gjithashtu, nuk doja të zhgënjeja njerëzit që punuan pa u lodhur me mua gjatë muajve të fundit për të krijuar shfaqjen time. Urrej të zhgënjej këdo. Fokusi im për momentin është shëndeti, të bëhem më e fortë dhe ju siguroj që do të rikthehem sa më shpejt të jetë e mundur”.

Madonna tregoi se do të planifikonte sërish turneun në Amerikë dhe më pas, do të jetë në tetor në Europë.

Turneu në 35 qytete në mbarë botën supozohet të jetë një retrospektivë për këngëtaren 64-vjeçare, dedikuar muzikës së saj në katër dekadat e fundit.

Të fundit

E huazoi para një muaji, Monaco pendohet për lojtarin e Barcelonës

Pas një sezoni komplet në hije te Barcelona, Ansu Fati u largua sërish nga katalanasit këtë verë dhe u...

A do ta ndryshojë presioni i Trump rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Pak kohë pasi i dha Rusisë një afat prej dhjetë ditësh për ta ndalur luftën në Ukrainë, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi qartë më...

Lando Norris triumfon në Hungari, “luftë” brenda McLaren për titullin kampion

McLaren ka shkëlqyer në Çmimin e Madh të Hungarisë, duke siguruar një ‘dopietë’ të çmuar me Lando Norris në vend të parë dhe Oscar...

Zjarr i përmasave të mëdha raportohet në Orikum

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi të thatë në hyrje të Orikumit. Flakët janë përhapur me...

Gjermani, mbështetja për AfD-në rritet sërish, vetëm 2% pas CDU/CSU

Mbështetja për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është rritur në 25 përqind, sipas një sondazhi nga firma e hulumtimit të...

Lajme të tjera

Web TV