Spektakël në stadiumin “Fadil Vokrri”, Ballkani dominon dhe mposht pastër Ludogoretsin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ballkani e nisi me një fitore të madhe rrugëtimin e këtij sezoni në Champions League. Për llogari të raundit të parë, Kampionët e Kosovës mposhtën në stadiumin Fadil Vokrri me shifrat 2-0, Ludogorets. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja mori një fitore të merituar teksa e dominoi të gjithë ndeshjen duke limituar jashtë mase kualitetet e bullgarëve ndërsa tashmë janë me një këmbë në raundin e dytë.

Në minutën e 35-të, Ballkani kompleton një aksion model të nisur nga portieri Koliçi dhe të përfunduar nga Gripshi, goditja e të cilit përfundoi jashtë për pak centimetra.

Goli ishte në ajër në stadiumin Fadil Vokrri dhe në fakt festa nuk mungoi teksa në të 46-tën, Meriton Korenica shënoi nga një pozicion i prirët brenda zonës kundërshtare.

Fraksioni i dyti nisi ashtu siç u mbyll i pari, me Ballkanin në sulm. I pari që rrezikoi ishte Gripshi në minutën e 47-të teksa goditja e sulmuesit u prit në dy kohë nga portieri Padt. Por, ky i fundit nuk mund të bënte asgjë tetë minuta më pas kur Lorenc Trashi harkoi në zonë dhe Qëndrim Zyba shënoi me kokë. 2-0 për Ballkanin dhe festa edhe njëherë tjetër i takoi tifozëve nga Suhareka.

Kështu, deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Ballkani hedh një hap të sigurt drejt raundit të dytë aty ku do ta priste fituesja e çiftit Olimpija Ljubjanë-Valmiera.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV