Zbulohet vendi/ Ku është arratisur Arben Ahmetaj?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj nuk u paraqit në parlament te salla ku zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandatëve dhe Imunitetit.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit ku po diskutohet për kërkesën e SPAK për të arrestuar Arben Ahmetajn, deputeti i PD, Gazment Bardhi ka pyetur prokurorët e SPAK se ku ndodhet Ahmetaj.

“A keni informacion se ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment, është në Shqipëri: Mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për ketë?“- ka pyetur Bardhi prokurorët e SPAK.

Prokurorët e SPAK nuk i janë përgjigjur pyetjes së Gazment Bardhit mbi vendodhjen aktuale të Arben Ahmetajt, i cili nuk është paraqitur në seancë. Ai ka dërguar dy avokatët e tij, të cilët më herët kishin kërkuar që mbledhja të shtyhej, për shkak se dosja ishte rreth 400 faqe.

Ka informacione akoma të paverifikuara se Arben Ahmetaj ka udhëtuar nga Rinasi drejt BE dhe më pas drejt Dubait.

Saktësojmë se në Dubai janë shumë persona që kërkohen nga drejtësia shqiptare por nuk ka marrëveshje mes Emiratëve të Bashkauar Arabe dhe Shqipërisë për ekstradim.

Mësohet nga brenda mbledhjes së deputeti Gazment Bardhi ka pyetur disa herë prokurorët e SPAK.

Pyetjet e Bardhit: Vila në Palasë a ka lidhje me aferën e Unazës së Madhe? Pse është ndarë çështja? A është bërë veçimi i çështjeve që këta individë të mos hetohen si një grup i strukturuar kriminal? A po hetohet Erion Veliaj për inceneratorin e Tiranës? A ka fuqi Arben Ahmetaj t’i bëjë këto veprime pa pushtetin e Edi Ramës. A po hetohet Edi Rama?

Përgjigjja e Dumanit:

Sekret hetimor dhe nuk japim të dhëna.

Të fundit

BE grumbullon ushqime, karburant dhe ilaçe, përgatitje për një sulm të mundshëm rus

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

Pronarja e restorantit të djegur në Theth: Dëmi 150 mijë euro, ia lë në dorë drejtësisë

Një restorant në qendër të Thethit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe pushuesve. Zjarri ka...

1778 – Franca mbështet Revolucionin Amerikan, i shpall luftë Britanisë

Luigji XVI i Francës shpalli zyrtarisht luftë kundër Mbretërisë së Britanisë së Madhe, duke e përfshirë Francën në një nga konfliktet më të rëndësishme...

Grida Duma fut në sherr Evi Kokalarin me Milaim Zekën

Evi Kokalari tha se nuk i vjen keq për kohën që Ervin Salianji kaloi në burg, sepse sipas saj, ai ka përdorur të njëjtin...

Shtohen pickimet nga gjarpri, rastet kryesisht në zonat rurale

Këtë verë janë shtuar gjarpërinjtë dhe rrjedhimisht edhe pickimet prej tyre. Çdo javë në urgjencën e QSUT ka minimalisht tre raste që paraqiten nga pickimi...

Lajme të tjera

Web TV