“Lëvizim Green”/ SIGAL UNIQA me makina elektrike: Bashkë për një Shqipëri më të gjelbër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Urbanizimi i madh ka sjellë nevojën për të krijuar mënyra alternative lëvizjeje, për të ndikuar dhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Kompania më e madhe e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria ka ndërmarrë disa nisma “green”, më e fundit edhe blerja e një flote makinash elektrike, të cilat do të përdoren nga stafi.

Nisma më e re e kompanisë do të nisë nga Tirana dhe më pas do të shtrihet në të gjitha degët e SIGAL UNIQA në të gjithë Shqipërinë.

Nisma e kompanisë lider në sigurime duhet të jetë një frymëzim edhe për individët, komunitetet e ndryshme, bizneset dhe institucionet publike për t’iu bashkuar udhëtimit drejt një mënyre jetese më të gjelbër.

“Vëmendja ndaj nevojave të komuniteteve në të cilat ne operojmë dhe promovimi i iniciativave të përbashkëta ka qenë përherë një vlerë themelore e SIGAL UNIQA Group Austria.
Mbrojtja mjedisore është një nevojë parësore për kompaninë që drejtoj.
Përgjegjësia Sociale është nga nga shtyllat kryesore të misionit të SIGAL UNIQA, kompani e orientuar drejt mbështetjes së kauzave të ndryshme sociale me impakt në komunitetin ku ushtron aktivitetin”, u shpreh ndër të tjera CEO dhe themeluesi i SIGAL UNIQA Group Austria, z. Avni Ponari.

Përmes kësaj politike, me bosht ekologjik, SIGAL UNIQA Group Austria synon të japë kontributin e saj në përmirësimin e cilësisë të shëndetit përmes zvogëlimit të ndikimit negativ të dioksidit të karbonit në atmosferë.

Për më tepër, kjo është në linjë edhe me politikat që po ndjek kompania mëmë, “UNIQA Insurance Group”, një nga 9 anëtaret e parë të Aleancës së Financave të Gjelbra (AFGj), një nismë e Ministrisë Austriake për Klimën, Mjedisin, Energjinë, Lëvizshmërinë, Inovacionin dhe Teknologjinë për kompanitë nga sektori financiar austriak.
Në prill 2022 “UNIQA Insurance Group” mori edhe çmimin “Ecolabel Austriak” për Bonon e Gjelbër Hibride. Ndërsa në vitin 2020, UNIQA ishte kompania e parë e sigurimeve në Austri, e cila hodhi në qarkullim një Bono të Gjelbër me vlerë prej 200 milionë euro.

Lexo edhe :  Homazhet për Naun Shundin, mbahen sot tek ArtTurbina

Të gjitha projektet e UNIQA janë drejtpërdrejtë të lidhura me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, me tematikat e energjisë dhe ujit të pastër, infrastrukturës novatore dhe qyteteve dhe komuniteteve të qëndrueshme.

Automjetet elektrike janë të markës “Peugeot” dhe u blenë pranë koncesionarit të markës franceze në Shqipëri, “Avel Shpk”.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë gjelbër së bashku!

Të fundit

“Injorimi i numrave, katastrofë e pashmangshme”/ PS dominuese, opozita drejt shuarjes

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar...

Po ra Sorosi, a hiqet ‘non grata’ e Berishës?

Nga Indrit Vokshi Tragjedia e PD nisi me shpalljen nongrata të Sali Berishës. Vendimi i Blinken u publikua në 19 maj 2021 por 19 maji...

A është Edi Rama peshkatari që po gjuan në kënetën e opozitës?!

Nga Denis Dyrnjaja Ne vigjilje të prezantimit të qeverisë së re të drejtuar nga Edi Rama në mandatin e katërt të PS në pushtet, në...

Rama ndan pamjet/ Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, si dy prej destinacioneve me të...

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

Ish-kryeministri çek Andrej Babis është sulmuar gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, në lindje të vendit, vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare që...

Lajme të tjera

Web TV