Nominimi për dokumentarin, Piers Morgan ‘thumbon’ Princ Harry dhe Meghan Markle

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i njohur Piers Morgan ka reaguar ndaj nominimit për çmim të dokumentarëve të Meghan Markle dhe Princit Harry në Netflix. Duke ndarë një tweet të Shoqatës së Kritikëve të Hollivudit, Piers Morgan tha me sarkazëm:

Shumë urime për Meghan dhe Harry që u nominuan për një çmim për prishjen e raporteve të familjeve të tyre në TV. Vërtet të ngroh zemrën!

Dokumentari debutues i Meghan dhe Princit Harry në Netflix, “Harry & Meghan”, është nominuar për një çmim televiziv të Shoqatës së Kritikëve të Hollivudit. Dokumentari u nominua në kategorinë “Best Streaming Nonfiction Series”. Shoqata e bëri njoftimin në postimin e saj zyrtar në Twitter,  Të tjerë në kategori përfshijnë, “Eugene Levy’s The Reluctant Traveler, Rainn Wilson’s Geography of Bliss dhe Jeremy Renner’s Rennervations.”

Së fundmi edhe ekspertët dhe fansat e familjes mbretërore kanë filluar të spekulojnë për “ndërprerjen e lidhjeve” të Princit Harry me familjen mbretërore, duke qenë se ai duket se nuk ka lënë më asnjë rrugë të hapur për t’u kthyer në shtëpi pra në Mbretërinë e Bashkuar, ka vendosur në një lloj mënyre pikat mbi ‘i’ në lidhje me këtë situatë. Këto akuza kundër Princit Harry dhe vendimeve të tij janë paraqitur nga eksperti mbretëror Matt Wilkinson.

Ai e nisi të gjithë bisedën duke thënë:

Ashtu si me faktin që William dhe Harry nuk u shfaqën së bashku gjatë ndarjes së çmimit të rëndësishëm Diana, Harry nuk mori pjesë në dasmën e mikut të tij më të afërt është një simbol që ai sapo ka ndërprerë komplet lidhjet me jetën e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV