Për vetëm 29,99 €, kompania e fluturimeve ‘Ryanair’ publikon kalendarin Dimër ’23!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ryanair”, kompania e fluturimit më e njohur për udhëtim ‘low cost” (çmime të ulëta) vjen me oferta fantastike për të gjithë shqiptarët që duan të bëjnë rezervime të udhëtimeve për dimër 2023.

Kalendari i ofertave lançuar sot (12 korrik) për dimrin nisin me një shitje speciale të biletave me çmime të disponueshme nga vetëm 29,99 €, në Ryanair.com

Ofertat janë për mbi 770 mijë bileta për turistët shqiptarë që kërkojnë të shijojnë pushimet dimërore me miqtë dhe familjen ose thjesht duan të gjallërojnë muajt më të zymtë të dimrit me disa aventura jashtë shtetit.

“Ne kemi marrë një numër të madh kërkesash për kalendarin e Dimrit ’23 nga klientët e hershëm që kërkojnë të planifikojnë dhe të rezervojnë një fluturim të Ryanair për pushimet e tyre të Dimrit ’23. Pavarësisht nëse kërkoni të shijoni diellin, të shkoni në shpatet apo të shijoni sezonin festiv në një nga qytetet e bukura të Evropës, nuk do të zhgënjeheni me përzgjedhjen e pakrahasueshme të skive, tregut të Krishtlindjeve, blerjeve sezonale dhe vendeve ekzotike. Destinacionet që ne ofrojmë janë me tarifat më të ulëta në Evropë. 
Për të festuar nisjen e kalendarit tonë më të madh ndonjëherë për dimër, Ryanair ka nisur një shitje speciale të biletave me çmime të disponueshme nga vetëm 29,99 €, vetëm në Ryanair.com.”  tha Dara Brady drejtori i Marketingut i Ryanair në një deklaratë për median.

Nga fundi i tetorit ’23 deri në fund të marsit ’24, kalendari i Ryanair për Dimër ’23 ofron një larmi destinacionesh në vendet më të njohura të skive, të tregjeve të Krishtlindjeve, të blerjeve sezonale, në vendet malore dhe destinacionet ekzotike me çmimet më të ulëta në Evropë. Destinacionet që kompania e linjës ajrore ofron  janë me tarifat më të ulëta në Evropë.

Të fundit

Prezantohet Kodi i ri Penal, Manja: Do të hidhet për konsultim publik

Ditën e sotme është prezantuar drafti i kodit të ri penal, i cili nuk është përfundimtar, pasi pritet të...

Rama njofton aksionin tjetër: Bizneset, afat deri më 31 korrik! Po trokasim në BE…

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një aksioni kombëtar për pastrimin e rrugëve nga objektet e ndryshme të vendosura në mënyrë të paligjshme...

Performanca e fundit e Ozzy Osbourne, brishtësia ishte fuqia e tij e vërtetë

nga Lauren Martin Zëri i tij ishte ai që ngriti nga toka një zhanër të tërë si heavy metal, por koncerti i tij në Villa...

Avokati: Ja çfarë duhet të kemi kujdes kur dhurojmë një pronë

Mëngjesin e sotëm në një emision televiziv ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me kalimin e pronësisë dhe rregullat...

E akuzuar për kultivim droge në Spanjë, arrestohet një grua në Kavajë

Një 54-vjeçare shqiptare ka rënë në prangat e Policisë në Kavajë, pasi akuzohet nga autoritetet spanjolle për kultivim të bimëve narkotike. Përmes një njoftimi, Policia...

Lajme të tjera

Web TV