Shqipëri s’më mbështeti/ Juristi shqiptar me 8 diploma: Kanadaja më bëri ofertën e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klodian Rado është juristi shqiptar me tetë diploma, i cili aktualisht punon si konsulent emigracioni dhe pedagog i drejtësisë në Kanada.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka bërë rrëfimin e jetës së tij, duke ndarë detaje që nga shkollimi në Shqipëri deri te suporti i munguar nga drejtësia jonë.

Rado u ndal dhe te largimi për në Kanada dhe oferta e madhe që mori, duke u mbështetur te eksperienca e tij më e madhe.

“Unë jam lindur dhe rritur në Gjirokastër, kemi qene një fis të përndjekurish politikë dhe për breza me radhë nuk kemi pasur mundësi të shkollohemi. Unë emigrova në Greqi dhe në ’99 u ktheva në Tiranë. Isha 21 vjeç dhe të gjithë më thoshin që je i çmendur.

Ndërsa sa i përket shkollës së magjistraturës, ditën kur fitova ishte një nga ditët më me shumë emocione në jetën time, që mbaj mend. Ishte si një gur kilometrik në jetën time, që shënoi të gjitha arritjet e mia.

Unë nuk kam pasur asnjë lloj suporti, madje nuk erdhi kurrë, edhe kur ambasadorja britanike i shkruajti personalisht anëtarëve të KLD-së përfshirë presidentit të Republikës, kur unë u ktheva nga Londra, ku bëra masterin dhe i tha që ky kontribut në drejtësi do të duhet.

Duke parë background-in tim, më erdhi një ofertë nga Kanadaja që ishte e vështirë t’i thoshe jo. Oferta ishte një kontratë mësimdhënie 6-vjeçare në një ndër universitetet më me reputacion në Kanada.

, në ofertë mund të kryeja doktoraturën në të njëjtën kohë për një nga çështjet shumë delikate, të merresha me Gjykatën e Lartë të Kanadasë”, u shpreh Rado.

Të fundit

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

“Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një ministër shtetit për opozitën të...

Gjermania dhe Britania nënshkruajnë traktatin e ri të mbrojtjes

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka folur pas nënshkrimit të një traktati të ri mbrojtës me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Sipas mediave të huaja, Starmer...

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin tre personat ka dalë nga...

Lajme të tjera

Web TV