U mbyt me 2 djemtë, miku i tij: T’i lajmë borxhet, ndihmoni vajzën dhe gruan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elvis Halilaj, 55-vjeçari që u mbyt bashkë me dy djemtë e tij 13 dhe 16 vjeç në plazhin Vilë Bashtovë në Kavajë të dielën, ka lënë pas vajzën e tij dhe bashkëshorten. Pas vdekjes së tyre, gruaja dhe vajza e Elvis Halilajt përveç humbjes së madhe janë dhe në kushte të vështira ekonomike.

Albert Karaxha themeluesi i fondacionit “Për njerëzit në nevojë”, ka hapur një llogari në GOFUNDME, që shqiptarët që kanë mundësi të kontribuojnë për mbledhjen e të ardhurave për familjen e të ndjerit.

I ftuar në “Good Morning Albanians”, Karaxha i cili është edhe mik i viktimës tha se pse vendosi të ndërmerrte këtë hap dhe pse njerëzit duhet të kontribuojnë në këtë llogari. Ai tha se nuk e dinte që miku i tij ishte aq i varfër, pasi ai nuk i kishte treguar.

“Një mik më pyeti, pse po mblidhen lekët, ata kanë ndërruar jetë. I thash këto tre arsye, e para t’i lajmë ato borxhe që i kanë ngelur, e dyta për familjen e tij që është në këtë lloj gjendje. Për t’i krijuar disa të ardhura, se tashmë janë pa asnjë të ardhur, vajza e tij, bashkëshortja, prindërit. Ata janë pa asnjë të ardhur. Unë pretendoj që edhe shtëpinë t’ua ndërtojmë nga e para se çdo gjë që prekin tani i kujton këtë dhimbje”,-tha Albert Karaxha.

Të fundit

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Lajme të tjera

Web TV