Biden jep shpresa për kthimin e gazetarit amerikan nga Rusia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë më 13 korrik se ai po e merr seriozisht mundësinë e një shkëmbimi të të burgosurve për një gazetar të Wall Street Journal, i cili është arrestuar në Rusi që më shumë se 100 ditë.

Kremlini në fillim të këtij muaji sugjeroi se është i hapur për një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve që mund të përfshinte Evan Gershkovichin, por theksoi se bisedime të tilla duhet të zhvillohen jashtë syve të publikut.

Duke folur në një konferencë shtypi në Helsinki të Finlandës, Biden e bëri të qartë se SHBA-ja është e interesuar.

“Unë po e marr seriozisht një shkëmbim të burgosurish”, tha Biden, i cili po përfundonte një vizitë pesë-ditore nëpër Evropë: në Mbretëri të Bashkuar, Lituani dhe Finlandë.

“Dhe unë e kam me seriozitet se do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i liruar amerikanët që mbahen ilegalisht në Rusi ose kudo tjetër, dhe ky proces është duke u zhvilluar”.

Gershkovich u arrestua nën akuzat për spiunazh në qytetin rus, Yekaterinburg. Ai po mbahet në burgun Lefortovo të Moskës, i njohur për kushtet të këqija. Së fundi, një gjykatë në Moskë la në fuqi një vendim për ta mbajtur atë në paraburgim deri më 30 gusht.

Gershkovich dhe punëdhënësit e tij mohojnë akuzat dhe qeveria amerikane e ka deklaruar atë si “të ndaluar gabimisht”. Arrestimi i tij tronditi gazetarët në Rusi. Autoritetet ruse nuk kanë ofruar asnjë provë për t’i mbështetur akuzat për spiunazh.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, konfirmoi javën e kaluar se ka pasur “diskutime” midis dy palëve, por paralajmëroi se nuk ka ende “një rrugë të qartë” për lirimin e Gershkovichit.

Lexo edhe :  Ekzekutohet me breshëri plumbash reperi i njohur (Emri)

Gershkovich është gazetari i parë amerikan që përballet me akuza për spiunazh në Rusi që nga shtatori i vitit 1986, kur Nicholas Daniloff, një korrespondent i Moskës për US News dhe World Report, u arrestua nga shërbimi rus i sigurisë. Daniloff u lirua 20 ditë më vonë në një shkëmbim për një punonjës të misionit të OKB-së të Bashkimit Sovjetik, i cili ishte arrestuar nga FBI-ja, gjithashtu nën akuza për spiunazh. /REL

Të fundit

VIDEO/ Fund dramatik, Atletico Madrid mposhtin Barcelonën në minutën e fundit të sfidës

Fund dramatik në duelin mes Barcelonës dhe Atletico Madridit. Skuadra e Diego Simeones, arriti të triumfonte me përmbysje 1...

Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg

Tregjet e Krishtlindjeve, koncertet e Vitit të Ri, ceremonitë fetare të festave dhe ato për Jubileun, që hapet mbrëmjen e 24 dhjetorit. Sulmi në Magdeburg ka...

FOTOT/ Masakra në Magdeburg, gjermanët zhvillojnë homazhe për viktimat

Qindra njerëz, përfshirë përfaqësues të ekstremit të djathtë, u mblodhën në Magdeburgo 24 orë pas sulmit vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve, i cili shkaktoi...

Legjenda e Hip-Hopit bëhet pjesë e shtëpisë së BBV: Dua koncerte dhe femra!

Banori i dytë i spektaklit televiziv “BBVA4”, është reperi i njohur, Arban “Bani” Përlala, më mirë i njohur me pseudonimin e tij G-Bani (Xhi...

“I thashë Bashës kujdes me deklaratat”/Xhaferaj: Mazhoranca i bleu zgjedhjet 10 ditë para

Deputeti Ferdinand Xhaferaj solli në “Off the Record” një rast të regjistruar gjatë fushatës elektorale, ku eksponentë të PS shkonin shtëpi më shtëpi dhe...

Lajme të tjera

Web TV