Jeni “përcëlluar” nga dielli? Ja si të shmangni rrjepjen e lëkurës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur lëkura dëmtohet si pasojë e ekspozimit të gjatë në diell, pjesë të mëdha të saj fillojnë e shkëputen nga trupi. Mënyra më e mirë për të evituar diçka të tillë është që të ruheni nga djegia e diellit. Hidratimi duhet të kthehet në një rutinë, dhe jo vetëm gjatë verës. Nëse ju pini ujë, atëherë lëkura juaj do të jetë e ushqyer dhe do të arrijë të mbrojë veten. Kur ju ekspozoheni ndaj diellit, trupi juaj humbet sasi të konsiderueshme uji, duke tharë lëkurën tuaj. Pini ujë, apo dhe çaj jeshil të ftohtë në mënyrë që të fitoni dhe antoksidantë.

Menjëherë pasi ta keni kuptuar që jeni djegur, përdorni kompresa të ftohta. Vendosini në zonat e dëmtuara për 20-30 minuta çdo 3-4 orë. Diçka e tillë do të freskojë lëkurën tuaj dhe do ta ndihmojë atë të shërohet më shpejtë. Mjekët këshillojnë që kur digjeni, zona e dëmtuar është akoma dhe më e ndjeshme ndaj rrezeve të këqija të diellit. Prandaj sugjerohet që të qëndroni në çadër dhe të lyheni më shpesh me krem mbrojtës.

Aloe vera funskionon si magji kundër djegies së lëkurës, ndaj dhe këshillohet përdorimi i saj. Nëse nuk e dini, gjethet e bimës para se të përdoren duhet të lihen në një gotë me ujë. Kështu kur ta përdorni xheli i saj nuk do të ketë më enzimat që shkaktojnë kruarje të lëkurës. Dermatologët britanikë paralajmërojnë kundër përdorimit të një produkti kur jeni jashtë, të cilin njerëzit e përdorin shpesh për të lehtësuar djegiet nga dielli. Sipas dermatologëve, në situatat e tilla duhet të shmangni përdorimin e vazelinës, sepse do t’i përkeqësojë djegiet në lëkurën tuaj. Edhe pse ndihmon në hidratimin e buzëve dhe lëkurës, nuk është mirë ta përdorni direkt në lëkurën e dëmtuar.

Të fundit

Alimehmeti i pakënaqur nga ‘primaret’ në PD: Prodhuan problematika, pasoja dhe pakënaqësi

Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i ftuar në Klan News, foli për zhvillimet brenda partisë...

“Injorimi i numrave, katastrofë e pashmangshme”/ PS dominuese, opozita drejt shuarjes

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar gjendjen aktuale politike në vend...

Po ra Sorosi, a hiqet ‘non grata’ e Berishës?

Nga Indrit Vokshi Tragjedia e PD nisi me shpalljen nongrata të Sali Berishës. Vendimi i Blinken u publikua në 19 maj 2021 por 19 maji...

A është Edi Rama peshkatari që po gjuan në kënetën e opozitës?!

Nga Denis Dyrnjaja Ne vigjilje të prezantimit të qeverisë së re të drejtuar nga Edi Rama në mandatin e katërt të PS në pushtet, në...

Rama ndan pamjet/ Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, si dy prej destinacioneve me të...

Lajme të tjera

Web TV