Papunësia e të rinjve në përmasa shqetësuese, shënon nivelin më të lartë nga 2019-a

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupet e reja moshore po bien me ritme shumë më të shpejta se popullsia e përgjithshme për shkak të nivelit të lartë të emigracionit, trendit të plakjes dhe rënies së lindjeve.

Këto zhvillime bashkë me kërkesën në rritje nga bizneset për punonjës logjikisht duhet të ulnin nivelin e papunësisë tek brezi i ri, por përkundrazi papunësia ndër të rinjtë po merr me përmasa shqetësuese.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se, popullsia në grup-moshën 15—29 vjeç shënoi rënie vjetore me 4.6% në janar 2023, duke arritur në total në 587,888 persona nga 643,059 që ishin në janar 2022.

Në paradoks me këto zhvillime papunësia në grup-moshën 15-29 vjeç shënoi rritje për të tretin tremujor radhazi në janar-mars 2023, ku u raportuan 76,597 të rinj të papunë me një rritje vjetore 8.8%.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se papunësia në grup-moshën 15-29 vjeç ishte në nivelin më të lartë që nga tremujori i parë 2019 kur u raportuan 79,747 të rinj të papunë.

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç ishte 22,5 % në 3-mujorin e parë. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, shkalla e papunësisë për të rinjtë, është rritur me 1,8 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e katër 2022, ky tregues është rritur me 1,0 pikë përqindje.

Zhvillimet demografike dhe të punësimit për të rinjtë po tregojnë se modeli ekonomik i vendit nuk po gjeneron mundësi për grup- moshat e reja. Në janar 2023 kishte 27, 464 më pak të rinj të moshës 15-29 vjeç, çka do të thotë se u krijua një hapësirë e madhe bosh nga të rinjtë, por nga ana tjetër më shumë se 6200 të rinj iu shtuan armatës se të papunëve.

Lexo edhe :  PD humbi mandatin e katërt në Vlorë, perla e Bujar Leskajt: Fajin e ka diaspora

Megjithëse shumica e bizneseve janë në alarm për punonjës dhe e kanë renditur mungesën e tyre si vështirësinë kryesore vitet e fundit, integrimi i të rinjve në tregun e punës mbetet një çështje shqetësuese.

Ekspertët e tregut të punës shpjegojnë se oferta për vende pune aktualisht e përqendruar në aftësi të ulëta si punonjës të shërbimeve në hoteleri turizëm, pastruese, banakier, kamerier ose punonjës në industrinë përpunuese në fabrikat veshjeve etj. Mirëpo të rinjtë që gjithnjë e më shumë po aspirojnë emigracionin dhe hezitojnë të punojnë në këto pozicione pune.

Të rinjtë e sotshëm nisin përgatitjen që në bankat e shkollës dhe investojnë për tu punësuar në tregjet e Europës, teksa shumë biznese shqiptare janë në përpjekje për të importuar punonjës nga jashtë.

Rritja e kostove të jetesës nga çmimet e larta që nga ushqimet deri tek pasuritë e paluajtshme dhe nga ana tjetër mungesa e mundësive për punësim me vlerë të lartë shton premisat për emigrim të mëtejshëm tek të rinjtë. /Monitor/

Të fundit

Papa Leon XIV shkel protokollin, përqafon vëllain e tij gjatë ceremonisë së inaugurimit

Papa Leo XIV  theu protokollin dhe përqafoi vëllanë e tij Luis gjatë përshëndetjeve me delegacionet në fund të ceremonisë...

“Tërheqin blerës me të ardhura të larta”/ Pse po ndërtohen shumë vila në Tiranë?!

Ndërtimet e rezidencave të banimit me vila dhe apartamente në zonat e Farkës, Lundrës apo Mjull Bathores vijojnë të tërheqin blerës me të ardhura...

Rusia lëshon 273 dronë drejt Ukrainës/ Sulmi më i madh që nga nisja e luftës

Sipas forcave ajrore të Ukrainës, gjithsej 273 mjete ajrore pa pilot u lëshuan nga Rusia gjatë natës, duke shënuar një shifër rekord. Që nga...

E rëndë në Roskovec/ E zuri poshtë muri rrethues i banesës, humb jetën 4-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Roskovec. Muri rrethues i një banese është shembur duke zënë poshtë një...

Ceremoninë e përurimit të Papa Leoni XIV! Begaj takohet me Atin e Shenjtë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV, ku merrnin pjesë personalitete të...

Lajme të tjera

Web TV