SPAK kërkon arrestimin, Ahmetaj: Më duan në burg, hetuan 25 vite të jetës sime, jo…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arben Ahmetaj në një postim të gjatë në rrjetet sociale shkruan se hetimi i tij nga SPAK s’ka pasur fare te bej me inceneratorët, pasi sipas tij për shkak te pozicioneve s’ka pasur tagër te përfshihet në procedurat e tenderimit. Sipas tij, është hetuar jeta e tij për 25 vite, dhe jo procedura. Ahmetaj shkruan se ky është një standard që nuk duhet t’i përkasë drejtësisë së re. Madje, nga ‘arratia’ ai thotë se dikush i ka thënë të dua në burg.

Dua te sqaroj qytetaret dhe mbi te gjitha votuesit e mi per ca dyshohem, apo sic kanë qejf disa gazetare opinioniste e politikane akuzohem:

1. Per njohje te hershme me nje njeri i cili kur une e kam njohur ka qene njeri normal e ne punen e vet. Nuk e di e s’marr persiper te bej gjyqtarin, për cfarë ka bere ne jete ky njeri. Po nuk besoj se njohja me dike qe ndoshta drejtesia e akuzon, te ben te akuzuar apo bashkëpuntor.

Une ne pune time ne opozite dhe me pas ne qeveri kam pas kontakte me gati 100 perqind te bizneseve te vendit. Mijëra mengjese pune, dreka pune, darka pune, takime pune kane dhene frytet e tyre ne politikat e zhvillimit te vendit. Mendimet dhe kontributet e tyre kane marrë qindra here formen e nismave ligjore ne funksion te zhvillimit te vendit.

Nje gazetar qe vleresoj shume per profesionalizmin, ka thene diku qe “ckodimi i Blackberry ka zbuluar”…

Bisedat e mija sic e theksova dhe dje jane krej normale dhe impotente ne raport me favorizimin apo lobimin, aq me teper ne opozite

2. Se ish bashkshortja ime (qe ska punuar kurre ne nje institucion shteteror) ka shitur metra katrore, prone e deklaruar ne deklaraten time te pasurise, ne treg te lire, si korrupsion???? Pronen e familjes te deklaruar me burime te verifikuara, si korrupsion?? Hetim kujt ja ka shitur pronen??

Nena ime ne 2006 ja ka shitur shtepine tone motres time, qe jeton gati 17 vite atje. Quhet fictive???

3. Se bashkjetuesja ime (qe ka 20 vite qe punon ne sektorin privat) dhe familja e saj ka blere prone ne Hamallaj, me transaksion te paster e te verifikuar bankar. Mercenaret e kapur ne flagrance kan pretenduar se ka qene prone e Klodian Zotos. Bejeni kete pyetje publikisht. Klodian Zoto, qe ska qene kurre miku im, se ka pasur kurre prone, e ska paguar kurre nje cent per kte prone, qe me pas te ishte ne gjendje te falte e dhuronte kte prone. Verifikojeni se esht kollaj te mos e duash “fytyren e ngrysur” timen ne perceptim.

Lexo edhe :  Bilanci Janar-Qershor 2025/ 929 operacione, trendi i ri i narkotrafikut me postë

4. Se kam bere alokime e rialokime me kerkese gjithmone te ministrive te linje, si minister financash. Ejj Ministri i Financave ben gati 2000 rialokime e alokime e celje investimesh ne vit. Kush e njef ligjin e Buxhetit qesh me kte akuze. I lutem institucionit te drejtesise ta lexoje kte ligj.

5. Se kam bere biznes ndertimin ne 2004 e kam mare e kredi ne 2006 per kte biznes ( e verifikueshme nga banka Amerikane, sot inteza san paolo). Ne komision u tha nje e pavertete, qe kredia esht mare ne 2016. Kush ka ndertuar e blere shtepi e di mire si funksionon ky biznes ne Shqiperi.

6. Per mos marje pjese ne procedure te tenderave dhe koncesioneve, per shkak te pozicioneve te mija zyrtare. Pozicionet e mia zyrtare ne ministri te ekonomise apo financave nuk marin pjese ne procedura. Letrat jane atje. Skam mare pjese procedurat e inceneratoreve. Letrat do dalin, e nese dikush do te kerkoje ti fshehe, do dalin gjithsesi.

7. Se esht perdorur fondi rezerve per financim e inceneratorit te Elbasanit. Edhe sikur te ishte keshtu do ishte serish komplet ligjore. Por financimi i inceneratorit te Elbasanit eshte bere kur une skam qene minister Financash, dhe eshte bere ne perputhje te plote me ligjet ne fuqi. Paraardhsi im, Z.Shkelqim Cani dhe qeveria ka zbatuar ligjin ne kte vendim. Mesova kur u thira ne SPAK, se nuk e mbaja mend qe skisha mar as pjese ne kte mbledhje qeverie.

Per ju qe I lexoni si kurreshtare (nese i lexoni), hetimi im ska pasur fare te bej me inceneratoret, se une per shkak te pozicioneve skam pasur tager te perfshihem ne procedurat e tenderimit. Esht hetuar Arbeni, jeta e tij per 25 vite, dhe jo procedura. Te thahet liqeni, mbase ngelet peshk ne taban. Standart qe sduhet ti perkase drejtesise se re.

Kushdo qe esht ritur me mua ne femijeri, apo ka pasur lidhje miqsore apo dikur biznesi e tavolinash eshte hetuar. Nexhmija po te ishte gjalle do thoshte “mua s’me qeka bere asnje nga “non grata” qe eshte leshuar si hijene bashke me te deformuarin e zeshem, apo “miq” me thika blu e roze. Dikush me tha “ te duan ne burg vella”

Të fundit

“Përbindëshi i Detit Bohai”, ja çfarë mund të bëjë ekranoplani i ri i Kinës

Ekspertët e kanë quajtur atë Përbindëshi i Detit Bohai, sipas detit me të njëjtin emër që përshkon bregdetin verilindor...

Kush është zyrtari i lartë i administratës Trump që do të vizitojë Kosovën

Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, ka njoftuar nisjen e një vizite zyrtare...

Referendumi në Prusinë Lindore dhe pasojat e dhunshme ndaj polakëve

11 korrik 1920 Më 11 korrik 1920, në krahinën e diskutueshme të Prusisë Lindore, u zhvillua një referendum i organizuar nga Lidhja e Kombeve, me...

Më shumë se ndërtesë

Nga Artan Shkreli … Spanja po ndërton një rrokaqiell (kullë) që kultivon ushqim, prodhon energji dhe pastron ajrin - të gjitha në të njëjtën kohë. Koncesioni, për...

Horoskopi ditor, 11 Korrik 2025

DASHI Mos e humbisni kohën! Pasioni është i pranishëm në këtë horoskop, por kini kujdes në marrëdhëniet me Peshqit dhe Bricjapin. Sa i përket punës,...

Lajme të tjera

Web TV