“Puthja e djallit”, Luiz Ejlli dhe Sara Hoxha tregojnë skenën më të vështirë në film

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorët e filmit “Në kuadër të dashurisë”, kanë dhënë disa detaje nga roli i tyre, por nuk kanë lënë pa përmendur edhe ngjashmëritë dhe ndryshimet që kanë me personazhin.

Ndërkohë ata na kanë treguar dhe momentin e tyre më të vështirë gjatë xhirimit të filmit. Luizi ka treguar se skena më e vështirë ka qenë kur puthi Oltën, skenë e cila është bërë mbi 7 herë.

“Skena më e vështirë ka qenë skena e puthjes, tepër e vështirë. Mund ta quaj puthja e djallit, sepse po puth një njeri që për hir të së vërtetës nuk kemi pushuar asnjë sekond për shumë e shumë javë, duke u marrë me njëri-tjetrin në të gjitha mënyrat e mundshme.

Siç e dini dhe ju unë kam një memorie të fortë dhe nuk harroj. Dhe ajo puthja ishte një moment shumë i sikletshëm, aq më tepër që e kemi bërë 7 herë prova

Nga ana tjetër Sara Hoxha ka treguar se edhe për të puthja ishte skenë e vështirë.

“E kam menduar si më të vështirë që të luaja një personazh që dashurohet me dikë tjetër në film. Por në momentin që e kam njohur Roerdin, ai ma ka bërë shumë më të lehtë të gjithë situatën.

Kam patur shumë ndihmë dhe mbështetje nga shumë njerëz në set edhe jashtë setit, duke filluar që nga Besi dhe Kolo.

Më kanë ndihmuar shumë që të punoj këtë pjesën e të luajturit si një e dashuruar në film. Puthja e parë ka qenë pak e vështirë. Jam munduar që ta mbaj me sa më pak dubla që të ishte e mundshme. Pastaj puthja e dytë ishte e lehtë fare, nuk kishte fare nevojë për udhëzime se u mësova me të gjithë gjënë dhe Roerdi ishte akoma më i afërt për mua.

Lexo edhe :  Plazhet shqiptare, destinacioni sekret i yjeve ndërkombëtarë këtë verë

Më dukej sikur puthja nipin tim, siç thoshin aty në set”

Të fundit

“Respekt”, Rama shpërndan foton e të riut duke shpëtuar një qen nga zjarri

Zjarret që kanë përfshirë edhe zona të banuara kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme duke djegur shtëpi, sipërfaqe me bimësi...

Greqia e shkrumbuar pas zjarreve! Dëme të shumta në shtëpi, biznese dhe automjete

Zjarret e fuqishme kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha. Greqia është një vend i prekur nga vatrat e shumta të zjarrit që kanë përfshirë ishujt...

15 gusht 1940 – Nëndetsja italiane fundos kryqëzorin grek “Elli” në portin e Tinosit

Mëngjesin e 15 gushtit 1940, gjatë kremtimeve të Fjetjes së Shën Mërisë në ishullin e Tinosit, një nga festat më të rëndësishme fetare të...

Horoskopi ditor, 15 Gusht 2025

Dashi Nëse ndiheni te lumtur pranë partnerit sot do kaloni çaste edhe me te këndshme. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe do argëtoheni pa fund. Beqaret...

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli me superlativa për trajnerin Daja...

Lajme të tjera

Web TV