26 vite nga vrasja e mbretit të modës, Gianni Versace

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dje u bënë 26 vjet që kur Gianni Versace u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Miami.

Motra e tij Donatella, me një postim emocionues në rrjetet sociale, ka dashur të nderojë kujtimin e mbretit të modës, i cili siç tha ajo nuk i largohet kurrë nga mendja.

Në veçanti, Donatella Versace publikoi në llogarinë e saj personale në Instagram tre foto së bashku dhe shkroi një mesazh prekës:

“Gianni sot dhe çdo ditë mendoj për kohën që kam pasur fatin të kaloj me ty. Kjo duket si dje”.

Ishte mëngjesi i 15 korrikut 1997, kur mbreti i modës po kthehej në shtëpi pasi kishte shkuar për të marrë kafen. Ai po ecte i shkujdesur pasi nuk e kishte vënë re të riun që e ndiqte. Kur shkoi për të hapur derën, autori i sulmit vrasës ka qëlluar Gianni Versace në kokë me dy plumba. Vdekja e Gianni tronditi botën dhe e zhyti botën e modës në zi.

Vrasësi i stilistit legjendar të modës, Andrew Cunanan, vrau veten tetë ditë më vonë me të njëjtën armë që përdori për të vrarë Versace. Trupi i tij u gjet në një dhomë në katin e dytë në një varkë. Ai nuk kishte lënë asnjë shënim vetëvrasjeje dhe motivi i vrasjes së Versace nuk u bë kurrë i ditur.

Të fundit

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Lajme të tjera

Web TV