Çfarë i bën italianët të duken gjithmonë me kaq stil?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E keni pyetur ndonjëherë veten se pse italianët kthejnë kokat kudo që shkojnë? Nga rrugët e lashta të Romës deri te gjallëria e Milanos, ata janë konsideruar prej kohësh si njerëzit më me stil në planet. Cili është sekreti?

La Dolce Vita

Në Itali, “La Dolce Vita” (jeta e ëmbël) nuk është thjesht një frazë; është një mënyrë jetese. Italianët përqafojnë idenë e La Dolce Vita duke gjetur kohë për të qëndruar me familjen, duke shijuar ushqime të shijshme në fshat, duke shëtitur në rrugët piktoreske, duke pirë një kafe ekspres në ballkon çdo mëngjes. Ata shijojnë çdo moment.

Eleganca klasike

Si vendi i disa prej shtëpive më të mëdha të modës në botë, italianët e kanë stilin “në gjak”. Ata vlerësojnë veshjet që përshtaten mirë dhe vëmendjen ndaj detajeve. Qoftë një kostum, një fustan i shkurtër i zi, apo një këmishë e thjeshtë e bardhë, rëndësi ka se sa me mjeshtëri është punuar dhe sa mirë rri në trup.

Kur bëhet fjalë për ngjyrat, italianët shpesh preferojnë paletat neutrale, duke favorizuar nuancat e përjetshme si e zeza, e bardha, bezha, bluja dhe grija. Këto ngjyra u mundësojnë atyre që të eksperimentojnë me detajet më ekstravagante.

Aksesorë, aksesorë, aksesorë

Nga një çantë lëkure e punuar me dorë te syzet e diellit, italianët e kuptojnë se aksesorët mund ta çojnë një veshje në një nivel tjetër. Fokusi është cilësia mbi sasinë dhe me rëndësi janë detajet që pasqyrojnë personalitetin e individit. Ata nuk mrekullohen nga tendencat kalimtare, por zgjedhin të investojnë në elementë të përjeshtëm.

Sprezzatura

Nëse ju ka rastisur të qëndroni për pak kohë në Itali, me siguri e keni vënë re se italianët duket sikur nuk e vrasin shumë mendjen për veshjen, por sërish duken plot stil. Ata kanë një aftësi për të pasur pamjen “u zgjova kështu” dhe mund të kombinojnë pa u munduar elementë casual me chic, duke u dukur sa rehat, aq edhe elegantë.

Lexo edhe :  Dua Lipa në superformë, ndan foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

Bella figura

Koncepti i bella figura është rrënjosur thellë në kulturën italiane dhe pasqyron rëndësinë që ata i kushtojnë lënies së një përshtypjeje pozitive, qoftë në ndërveprimet personale, në punë apo paraqitjet publike. Ata janë mikpritës, të sjellshëm dhe shfaqin respekt. T’i bëjnë të tjerët të ndihen mirë është pjesë e karakterit të tyre.

Përtej dukjes

Ah, arma sekrete! Italianët e dinë se të dukesh me stil nuk ka të bëjë vetëm me dukjen. Ata e kuptojnë rëndësinë e zgjedhjeve që përmirësojnë sa të munden jetën e tyre. Për shembull, shumë italianë që kanë zgjedhur të mos e lënë duhanin, kanë kaluar në pajisje me ngrohje si IQOS që redukton deri 95% të toksinave që prodhohen nga djegia e cigares. Kjo pajisje e bazuar në shkencë dhe teknologjinë më të fundit, përputhet me dëshirën e tyre për të qenë të sofistikuar dhe për jetë më të shëndetshme. Fakti që IQOS nuk lë aromë në rroba është një plus për italianët që mbajnë gjithmonë aromë të mirë.

Pra, ja ku e keni, recetën italiane për stilin që bie gjithmonë në sy – është një ndërthurje e pasionit, vëmendjes ndaj detajeve dhe pak la dolce vita.

Të fundit

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë...

Murrizi-gazetarëve: Lul Morina nuk është ‘ushtar’ partie

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot pas lajmeve në disa portale lidhur me situatën mes biznesmenit Lul Morina dhe një gazetari. Përmes një postimi në...

Sherr mes dy familjeve shqiptare në Itali, 5 të plagosur, arrestohen 6 burra

Një sherr ka ndodhur në Itali, mes anëtarëve të dy familjeve me origjinë shqiptare, të cilët janë përleshur fizikisht dhe si pasojë gjashtë burra...

Dyshohet për 1100 viktima në Spanjë, sezoni më i “zi” prej zjarreve në histori

Valës së fundit të të nxehtit në Spanjë i ka ardhur fundi, por pasojat që ka lënë pas janë të zymta. Midis 3 dhe 18...

Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen: Partner i besueshëm!

Zelenski falënderon Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shpreh mirënjohjen e tij ndaj Shqipërisë dhe Presidentit...

Lajme të tjera

Web TV