“Mundësi të reja zhvillimi”/ Rama publikon pamjet piktoreske nga aksi Kallmet-Ungrej

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e të dielës e ka nisur me pamjen e mrekullueshme të natyrës përgjatë segmentit rrugor Kallmet-Ungrej, në Lezhë.

Sipas Ramës, ky segment rrugor do të krijojë mundësi të reja të zhvillimit ekonomik të zonës.

“MIRËMËNGJES dhe me këto imazhe të një zone të bukur të Lezhës, ku rruga e re agroturistike Kallmet – Ungrej do të krijojë mundësira të tjera zhvillimi ekonomik e social, ju uroj një të diel të qetë”,- shkruan Kryeministri Edi Rama