Ndërron jetë 48-vjeçari në Golem sapo futet në det, dyshohet se pësoi arrest kardiak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 48-vjeçar ka humbur jetën sot në plazhin e Golemit. Sipas policisë, sapo ka rënë në kontakt me ujin ai ka shfaqur shqetësime, e më pas ka humbur jetën. paraprakisht dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak.

Njoftimi i policisë:

Në Golem, shtetasi M. H., 48 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit dhe më pas nga stafi mjekësor, por shtetasi M.H, humbi jetën.

Stafi mjekësor i ndodhur në vendngjarje paraprakisht dyshon se 48 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Të fundit

Rama publikon pamje/ Rruga e re që lidh Beratin me jugun e Shqipërisë po asfaltohet

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga përgatitjet për asfaltimin e rrugës lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut. Projekti...

Revoltë në burgun italian, plagosen 6 roje

Gjashtë agjentë të policisë penitenciare në burgun e Porto Azzurro, në ishullin Elba, janë dërguar në urgjencën e spitalit të Portoferraios të intoksikuar nga...

Shqipëria në provë! Ekspertët paralajmërojnë: Turizmin nuk mund ta bëjë kushdo

Pavarësisht rritjes së lehtë që ka shënuar turizmi në Shqipëri këtë vit, sektori përballet ende me sfida të mëdha që lidhen me menaxhimin, cilësinë...

Borshi pa drita, mungon energjia elektrike që mbrëmjen e djeshme

Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe problemet në vendin tonë vijojnë. Në zonën e Borshit, mungon energjia elektrike që mbrëmjen e djeshme. Pushuesit raportojnë se...

Çfarë u hodh në det? Mbi 100 persona përfundojnë në spital me të përziera dhe diarre

Të paktën 116 persona kishin nevojë për trajtim spitalor pasi vizituan plazhin Nazaré të Portugalisë, në distriktin e Leirias, i cili u mbyll për...

Lajme të tjera

Web TV