Një ditë nga marrja e detyrës/ Balla e nis me betejën ndaj drogës: Luftë sistematike..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka nisur nga puna sapo ka marrë detyrën e re ka nisur betejën me luftën kundër drogës. Balla ka shpërndarë në rrjetet sociale një video të policisë së Elbasanit nga operacioni “Rrjeti”, që deri më tani ka çuar pas hekurave 54 persona.

“Beteja kundër prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike do të intensifikohet duke kaluar në një luftë sistematike në të gjithë territorin e vendit dhe pikat e kontrollit kufitar.

Përgëzime Drejtorisë së Policisë & Prokurorisë Elbasan për operacionin e koduar ‘Rrjeti’. Pres më shumë goditje si kjo”, shkruan Balla. Dy pjesëtarë të tjerë të akuzuar si pjesëtarë të një rrjeti kriminal për prodhimin, shitjen dhe trafikimin e llojeve të ndryshme të drogave u vunë në pranga sot.

Ata dyshohet se janë pjesëtarë të një rrjeti kriminal për prodhimin, shitjen dhe trafikimin e llojeve të ndryshme të drogave, veprimtari kriminale e cila u godit nga Policia e Elbasanit, më datë 29 qershor 2023, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti”.

Për këtë megaoperacion janë vënë në pranga 54 shtetas në total, si dhe janë sekuestruar sasi dhe doza të drogave të ndryshme, armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe shuma të mëdha parash në valuta të ndryshme.

Të fundit

VIDEO/ I frustruar pas zëvendësimit, ja reagimi i Rodrygos në pankinën e Realit

Rodrygo mori një mundësi të rrallë si titullar për Real Madridin në ndeshjen ndaj Real Oviedos, një shans për...

Përballja e Edi Ramës me vemjet e drejtësisë

Nga Artur Ajazi Prej disa kohësh, Edi Rama kryeministri i Shqipërisë, po përballet denjësisht me raste të shpeshta abuzimi nga prokurorët dhe gjyqtarët e kësaj...

Zyrtare/ Kristjan Asllani prezantohet si lojtar i Torinos

Kristjan Asllani është zyrtarisht futbollist i ri i Torinos. Mesfushori i Kombëtares kuqezi u transferua nga Interi në huazim me pagesë prej 1.5 milionë...

Skandali i mandatit te ‘Shqipëria Bëhet’, Kolegji konfirmon vendimin që ndez debate

Pas seancës së nisur paraditen e sotme, Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS që i kalon mandatin e Partisë Shqipëria Bëhet...

Flet opozitari i Putin: Ka probleme me financat dhe me rekrutimin e ushtarëve

Mikhail Khodorkovsky, ish-manjati i naftës që dikur ishte njeriu më i pasur në Rusi dhe kaloi dhjetë vjet në burg në Siberi për shkak...

Lajme të tjera

Web TV