49% e shqiptarëve mendojnë që të jetojnë e punojnë jashtë vendit, kryesisht të rrinjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

MONITORI/ Si shtetasit e Shqipërisë ashtu dhe ata të Kosovës e shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit, sipas rezultateve të fundit të sondazhit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për Barometrin e Ballkanit për vitin 2023.

49% e të anketuarve nga Shqipëria do të merrnin në konsideratë që të jetonin dhe të punonin jashtë vendit. Kjo përqindje është rritur ndjeshëm në krahasim me vitin e mëparshëm, kur treguesi ishte 42%.

Shtatasit e Kosovës janë ata që duan më shumë se të gjithë që të jetojnë e punojnë jashtë vendit, me 57% të të anketuarve që e kanë dhënë këtë përgjigje.

Por, ndryshe nga Shqipëria, në Kosovë ka treguesi ka një përmirësim të lehtë me 2 pikë përqindje (nga 59% në 2022).

Shtetasit që mendojnë të lëvizin më pak janë atë të Maqedonisë së Veriut, 35%, Bosnjë dhe Hercegovinës, 38%, Serbisë 41%, Malit të Zi 45%.

Mesatarja e Ballkanit Perëndimor është 44%.

Sondazhi

Për të nëntën herë radhazi, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal publikon rezultatet e Barometrit Ballkanik – sondazhi vjetor i realizuar me gjashtë mijë qytetarë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke dhënë një pasqyrë mbi opinionet e tyre rreth bashkëpunimit rajonal, integrimit në BE, besimit tek institucionet publike dhe media, shqetësimet e tyre më të mëdha, punësimi, ndryshimet klimatike, siguria, jeta digjitale, transporti, sundimi i ligjit, udhëtimet, etj.

Sioas njoftimit për shtyp, ‘Barometri Ballkanik zbulon 3 tendencat kryesore të opinionit publik në Ballkanin Perëndimor. Së pari, lajmi i mirë, 76% e njerëzve besojnë se bashkëpunimi rajonal është i mirë për zhvillimin e ekonomive të tyre. Për më tepër, 69% janë dakord se ajo që i bashkon qytetarët e Ballkanit Perëndimor është më e rëndësishme se ajo që i ndan ata.

Lexo edhe :  Shtohen divorcet, sa kërkesa për zgjidhje martese kishte në vitin 2024

Lajmi i dytë, mbështetja për integrimin në BE: rezulton 59% ose 3% më pak se në 2021.

Dhe i treti është shqetësimi mbi shpopullimin, pasi 44% mendojnë të jetojnë jashtë vendit, 5% më shumë se në 2022. Është gjithashtu jashtëzakonisht shqetësuese se 71% e të rinjve po mendojnë të largohen nga vendi i tyre”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu.

Balkan Barometri 2023, edicioni i Opinionit Publik rezultatet kryesore:

➢ 1 në 5 qytetarë e lidh Ballkanin me shpresë ose bashkëpunim.

➢ Për 15% të qytetarëve, Ballkani do të thotë besim, por për 1 në 10, do të thotë frikë.

➢ 51% janë të pakënaqur me situatën ekonomike

➢ 27% thonë se korrupsioni është problemi më i madh

➢ 69% thonë se ligji nuk zbatohet për të gjithë në mënyrë të barabartë – 7% më shumë se në 2022

➢ 45% ndihen të kërcënuar nga mbajtja dhe keqpërdorimi i paligjshëm i armëve

➢ 71% thonë se lufta në Ukrainë ndikoi ndjeshëm në fuqinë e tyre blerëse

➢ 75% nuk u besojnë partive politike

➢ 65% shprehën një shqetësim të shtuar në lidhje me përhapjen e lajmeve të rreme.

 

Të fundit

Sot, Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë mbahet çdo vit më 28 prill. Kjo ditë u iniciua për të...

Hiqet kontrolli kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Duke filluar nga data 1 maj 2025 do të hiqen sërish kontrolle kufitare për automjetet dhe pasagjerët e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë. Ky vendim...

Lobimi në SHBA/ Berisha po përdor lekët e Diasporës për të hequr damkën e tij

Sali Berisha po komandon PD-në, po shfrytëzon komunitetin shqiptar në SHBA, po shpenzon miliona para, po përdor avokatë pranë Trumpit për lobim vetëm për...

Fushatë elektorale/ Rama premton spitalin më të madh rajonal, por mjekët po ikin

Kryeministri Edi Rama është zotuar se pas spitalit “Memorial” në Fier do të hapë një tjetër spital, që do të jetë referencë, sipas tij,...

“Dita më e errët për Vancouver”/ Rritet në 11 numri i viktimave nga sulmi me makinë

Një tragjedi ndodhi një ditë parë në Vancouver, ku një automjet hyri mes turmës në një festival. Në një konferencë të ndjekur nga shumë media,...

Lajme të tjera

Web TV