“Aeroporti i Rinasit më i madhi në 6 vendet e BP”, ja sa pasagjerë kalojnë në vit

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli është shprehur se aeroporti i Rinasit është aeroporti më i madh për 6 vendet e Ballkanit.

I ftuar në Euroneës Albania, ai nënvizoi se gjatë vitit në Rinas kalojnë 10  milion pasajerë.

Sipas tij në vitin 2022 ka pasur rritje që nuk e njohin aeroportet e tjera.

“Turisit i huaj evropian nuk druhet më për të ardhur në Shqipëri. Përveç ajrit, turistët udhëtojnë dhe me autobusë përmes linjave tona publike.

Ne pa frikë mund të kemi dhe 7 milion turistë të huaj këtë vit. 2022 ka pasur rritje që nuk e njohin aeroportet e tjera. Viti 2023 ka sërish rritje me  18%.

Shumë shpejt mund të kapim një rritje që e mendonim për 2030. 10 milion pasagjerë kalojnë nga Rinasi. Rinasi është aeroporti më i madh për 6 vendet e Ballkanit Perëndimit”- tha ai.