Ahmetaj 14 udhëtime në hotele luksi me Erjolën dhe shoqen e tij Karapicin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Janë 14 udhëtime dhe fjetje në hotelet më të mirë të Europës që Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, dy kokat e inceneratorëve në Shqipëri, kanë paguar “fratelos” së tyre Arben Ahmetaj dhe familjes së tij.
Pagesat për fundjava të këndshme në hotelet luksoze të Zotos dhe Mërtirit kanë filluar qysh prej muajit Korrik 2013, kur në këtë periudhë sapo Partia Socialiste kishte fituar pushtetin dhe Arben Ahmetaj, ishte bërë kryeministër i vendit.
Hotelet janë provuar të jenë paguar tek individë si Arben Ahmetaj, bashkëjetuesja e tij Erjola Hoxha, ish-gruaja Albina Manccka, dy vajzat e ish-ministrit dhe një shoqja e tij, Pranvera Karapici.
Kjo e fundit thuajse në të gjitha fundjavat e këndshme të ministrit dhe bashkëjetueses së tij ka qënë prezente.
Ndërkohë SPAK ka provuar se pjesë e udhëtimeve për fundjava të bukura ka qënë dhe Gent Gazheli, aktualisht Drejtor i Përgjithshëm i Doganave dhe më parë, drejtor i zyrës kundër pastrimit të parave, rezulton të ketë udhëtuar bashkë me Mërtirin dhe Zoton për në Greqi.
Por SPAK nuk ka provuar nëse shpenzimet e udhëtimit dhe fjetjes në hotele ti ketë paguar Klodian Zoto.

Viti 2013- 6444 euro
10 korrik 2013 paguar 1535 euro dhe përfitues në hotel “Principe di Savoia”, Milano Itali është Arben Ahmetaj, Erjola Hoxha dhe Pranvera Karapici.
15 korrik 2013 paguar 3157 euro dhe përfituës në hotel “Hermitage, Liven Up”, Monako është Arben Ahmetaj, Erjola Hoxha dhe Pranvera Karapici.
16 shtator 2013 paguar paguar 434 euro dhe përfitues në hotel “Starlinght Suiten Hotels”, Vienë Austri është Arben Ahmetaj.
6 dhjetor 2013 paguar 1318 euro dhe përfituës në hotel “Exendra Milano” Itali është Arben Ahmetaj, Erjola Hoxha dhe Pranvera Karapici.
Viti 2014- 2236 euro
9 shkurt 2014 paguar 1052 euro dhe përfituës në hotel “Marriot Frankfurt”, Gjermani, është Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri.
20 shkurt 2014 paguar 1184 euro dhe përfitues në hotel “Sans Souci” në Vjenë Austri është Arben Ahmetaj.
Viti 2015- 5960 euro
10 shtator 2015 paguar 2500 euro dhe përfitues në hotel “Armani Hotel” Milano Itali është Arben Ahmetaj, Erjola Hoxha dhe Pranvera Karapici.
18 nëntor 2015 paguar 3460 euri dhe përfitues në hotel “Four Seasons” Hotel Milano Itali është Arben Ahmetaj, Erjola Hoxha dhe Pranvera Karapici.
Viti 2016- 15 mijë e 228 euro
19 korrik2016 paguar 10 mijë 640 euro dhe përfitues në hotel “Tiara-Miamar Beach Hotel” Spa Francë është Albina Manccka, Livia Ahmetaj dhe Keisi Ahmetaj.
9 shtator 2016 paguar 2730 euro dhe përfitues në hotel “Mandarin Oriental Hotel” Milano Itali është Arben Ahmetaj, Eriola Hoxha dhe Pranvera Karapici.
13 tetor 2016 paguar 1858 dhe përfitues në hotel “Jumeiraht” Frankfurt Gjermani është Arben Ahmetaj dhe Erjola Hoxha.
Viti 2017- 4554 euro
19 prill 2017 paguar 2222 euro dhe përfitues në hotel “Park Hyat” Itali është Arben Ahmetaj dhe Erjola Hoxha.
20 prill 2017 paguar 2232 euro dhe përfitues në hotel “Park Hyat” Itali është Arben Ahmetaj, Erjola Hoxha dhe Pranvera Karapici.
18 shtator 2017 paguar 100 dhe përfitues në hotel “Principe di Savoia” është Arben Ahmetaj dhe Erjola Hoxha.

Të fundit

Transferimi i bujshëm tek Arsenali, Gyokeres thyen rekordin e fanellave të shitura

Fanella e Gyokeres thyen rekordin e shitjes pak ditë pas transferimit të tij tek Arsenali. Sulmuesi suedez e bëri...

INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë, procesi do të kushtojë 891 milionë lekë

Pas përmbylljes së Censit të Popullsisë dhe Banesave në vitin 2023, Instituti i Statistikave po përgatitet për Censin e Bujqësisë. Projektligji është nxjerrë për...

Rama: Së shpejti konsultimi për Projekt-Rregulloren Kombëtare të Hapësirës Publike

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se Elbasani është në rrugën e transformimit urban dhe po “rimerr frymë”, teksa publikon fotot nga lirimi i...

“Kodi i ri Penal, futet në krevatin bashkëshortor!/ I vendos prangat Don Zhuanëve

Nga Florian Bonjaku* (Ish-Prokuror) Të merremi vesh që në fillim: Drafti i ri i Kodit Penal në Shqipëri ka ambicie të mëdha – harmonizim me standardet...

Aeroplani 100 mln dollarë i Marinës Amerikane rrëzohet në Kaliforni (Video)

Një avion luftarak amerikan F-35C u rrëzua të mërkurën pranë Stacionit Ajror Detar Lemoore në Kaliforni, rreth orës 18:30, sipas një deklarate të Marinës. Piloti...

Lajme të tjera

Web TV