Hohmann: BE ka besim te ju, duhet këmbëngulja dhe vullneti politik i Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është një ndër vendet që me përpjekjet e bëra deri më tani ka arritur shumë në rrugën e integrimit ka thënë ambasadorja e BE-së në vendin tonë Christiane Hohmann.

Ndër të tjera ajo thekson e ka vënë te paketa ndihmëse e BE që pritet të vijë në ndihmë zhvillimit ekonomik në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Brenda BE ne kemi fonde strukturore ndaj për këtë arsye kryetarja e komisionit evropian bëri një propozim për një paketë rritje për vendet e Ballkanit Perëndimor për rritjen ekonomike, pasi nëse do të lëmë në rastësi duhet një kohë e gjatë. Duhet një shtytje, pasi nuk ka fonde falas, por mbështetja lidhet me kushte, pasi nëse do fondet e BE duhet që të plotësosh disa kushte. Ky është një propozim që po diskutohet me vendet anëtare pasi është pjesë e rishikimit afatmesëm për buxhetin dhe paketa përfundimtare nuk është akoma gati por është një objektiv i deklaruar i komisionit evropian. Duhet që të garantojmë se ne i kemi njerëzit që duan të përfitojnë nga anëtarësimi”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera ajo ka vënë në dukje rëndësinë që ka Shqipëria si anëtarë e OKB në vendimet dhe atë që ndërmerr siç ishte edhe vendimi për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe duke u renditur përkrahë anëtarëve të përhershme të BE.

BE sipas saj e ka besimin që ju mund t’ja dilni, Shqipëria i ka kapacitetet për të ecur me hapa të shpejtë , mjafto vullneti për të çuar përpara reformat.

“Një pikë që kur i hedh një sy rajonit duhet që të theksojmë se Shqipëria për shtete anëtare si anëtare e OKB është anëtare e 28 dhe e çmojmë shumë atë që bën Shqipëria dhe pse nuk është anëtare e përhershme por ne e vlerësojmë shumë njëlloj si shtetet e përhershme anëtare. Është një ndër vendet në rajon që aplikoi sanksionet në Rajon pas sulmit në Ukrainë, Shqipëria e bëri pa parë kostot për këtë I themi faleminderit Shqipërisë. Unë mendoj se ne jemi në rrugën e duhur për të mbushur gotën gjysmë bosh por normalisht duhet shumë punë, nuk jeni vetëm keni të tjerë krahë jush jo vetëm në këshilla por edhe për të ecur krahë jush. BE e ka besimin se ju mund t’ja dilni por Shqipëria i ka kapacitetet për ti bërë shpejt me kusht që të ketë vullnet politik për të çuar përpara reformat. Njerëzit kanë besim te ju dhe herën tjetër kur të vij jo në pozicion zyrtar të shikoj Shqipërinë duke bërë përpara do të kthehem ju premtoj”, ka thënë ndër të tjera ambasadorja e BE-së.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV