Këshilli i Ministrave miraton kreditë për studentët, Kushi: Do të përfitojnë ata që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimimit Evis Kushi ka bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka miratuar kreditë për studentët në vendin tonë. Ajo tha se kredia do t’u jepet atyre studentëve që nuk kanë përfituar bursë apo që nuk janë të përjashtuar nga tarifa vjetore.

Kredia do të jepet me dy këste dhe do të përllogarisë tarifën e universitetit si dhe një shumë parash që shkon ekuivalent me pagën minimale.

Studentët do të nisin pagesën pas përfundimit të studimeve master ose bachelor.

“Ne ndër vite kemi ndërmarrë shumë vendime, dhe sot vijmë me kredinë studentore. Çdo student që ndjek studimet në një universitet ka të drejtë të aplikojë për kredi studentore për të financuar studimet e tij, edhe tarifat edhe kostot e jetesës, duke përllogaritur kufirin e pagës minimale. Do të financohet vetëm një program studimi, pra mund të aplikojë ose për bachelor ose për master, dhe institucion përgjegjës do të jetë AKFAL. Kredia do të jetë pa kolateral, jepet me dy këste. Shlyerja, afatet do jenë të përcaktuara, për studentët e bachelor detyrimi do të fillojë re vite pas kontratës dhe për masterin, dy vite pas kontratës. Ata që ndjekin program 5 vjeçar, do të nisë pas 5 vitesh. Studentë do jenë ata që nuk kanë përfituar bursa apo përjashtim nga tarifa”, tha ajo.

Të fundit

Turqia kopjon Izraelin: Çfarë është “Steel Dome”, kupola që mbron nga sulmet raketore

Kompania turke e mbrojtjes Aselsan ka dorëzuar një paketë të gjerë komponentësh që do të përbëjnë arkitekturën e mbrojtjes...

Aksidentohet ish-kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani ka mbetur i plagosur në një aksident me makinë në shtetin amerikan të Nju Hempshajrit. Giuliani ishte pasagjer në...

Tërmet i fuqishëm në Afganistan, dyshohet për qindra viktima

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 Rihter goditi Afganistanin pak minuta përpara mesnatës. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka shembur dhjetëra ndërtesa duke bërë...

Shtatori nis me diell/ Parashikimi i motit për sot dhe sa do të jenë temperaturat

Dita e parë e shtatorit do të nisë  me mot të kthjellët dhe të ngrohtë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave nga...

1 Shtator 1939 – Gjermania pushton Poloninë, nis Lufta e Dytë Botërore

Në orët e para të mëngjesit të 1 shtatorit 1939, pa ndonjë shpallje formale lufte, Gjermania naziste nën drejtimin e Adolf Hitlerit, nisi një...

Lajme të tjera

Web TV