Normat e BQE-së gjithnjë e më të larta, por deri kur? Ka një datë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Violet Silvestri

Normat e interesit të Bankës Qëndrore Europiane (BQE) do të rriten sërish: deri kur do të ketë rritje? Tregjet dhe shumë aktorë të tjerë po kërkojnë datën e përfundimit të politikës agresive për krizën e kredisë. Ekziston një indikator i parë. Normat e BQE-së gjithnjë e më të larta, por deri kur? Ka një datë kur kjo tendencë do stopojë?
Normat e interesit të BQE-së do të rriten sërish, premtoi Lagarde pas takimit të 4 majit 2023. Por deri kur do të ketë rritje të kostos së parasë në Evropë?
Shumë po pyesin, nga investitorët tek guvernatorët tek konsumatorët dhe bizneset, të shtyrë nga një krizë kredie që po bëhet gjithnjë e më e rreptë. Disa nga deklaratat e këtyre orëve të fundit lënë të kuptohet për një datë për një pauzë të mundshme në rritjen e normave të interesit.
Në mënyrë të veçantë, Bankës Qendrore Evropiane mund t’i duhet të rrisë kostot e huamarrjes për më shumë se sa është parashikuar aktualisht, deklaroi politikëbërësi i BQE Peter Kazimir. Kreu i bankës qendrore të Sllovakisë tha se beteja kundër “inflacionit është larg nga fitimi i kësaj beteje dhe ka ende shumë rrugë të gjatë për tu përshkruar”.
Në komentet dhe analizat e tij, por edhe në shumë supozime e parashikime të tjera për këtë cështje, evidentohet gjithashtu një datë të mundshme referimi për një stopim të kësaj tendence rritëse të normës bazë të interesit: deri kur do të rriten normat e BQE?

Hipoteza. Normat e BQE-së janë ende në rritje: deri kur?
Investitorët nuk duhet të vënë bast për ndalimin e rritjes së normave në muajin korrik 2023, siç presin aktualisht shumica e ekonomistëve, sipas anëtarit të Këshillit Drejtues Martins Kazaks. “Unë nuk mendoj se gjithshka është ende aq e qartë sa duhet. Ne kemi ende shumë terren për të mbuluar dhe do të nevojiten rritje të mëtejshme të normës së interesit për të zbutur inflacionin, “tha zyrtari letonez. Duke parë më tej, ai i përshkroi bastet e tregut për uljen e kostove të huamarrjes në pranverën e vitit të ardhshëm si “dukshëm të parakohshme”.
Vërejtjet janë më të ashprat që kur BQE-ja ngadalësoi rritmin e rritjes së normës së saj javën e kaluar, ndërsa premtoi të mos ndjekë shembullin e Rezervës Federale amerikane (Fed) duke hapur derën për një pauzë, qoftë edhe të përkohëshme. Shumica e anëtarëve të Këshillit Drejtues prej 26 anëtarësh përsëritën qëndrimin e Presidentes Christine Lagarde se ka më shumë terren për të mbuluar.
Përveç Martins Kazaks, “në pozicion skifteri” ishin edhe deklaratat e sllovakut Peter Kazimir. “Bazuar në të dhënat e sotme, do të duhet të vazhdojmë të rrisim normat e interesit për më shumë se sa pritej. Pra, ngadalësimi i rritmit deri në 25 bps (0.25% percentage points) është një hap që do të na lejojë të rritemi gradualisht për më gjatë nëse është e nevojshme dhe e justifikuar nga të dhënat aktuale disponibël.”
Konkretisht, ai tregoi një muaj celës në të cilin do të fillojë vlerësimi i ndalimit të rritjeve: “Parashikimet tona të shtatorit do të jenë data e parë për t’iu përgjigjur efektivitetit të masave tona dhe nëse inflacioni po ecën drejt objektivit”.
E thënë ndryshe : një pushim në rritjen e normës së interesit mund të vendoset në mbledhjen e 14 shtatorit 2023. Ndërkohë, megjithatë do të ketë dhe dy takime të tjera, takimet e 15 qershorit dhe 27 korrikut 2023.

Lexo edhe :  Zelensky: Do të jap dorëheqjen menjëherë, por me këtë kusht

Çfarë do të ndodhë në mbledhjet e ardhshme të BQE?
Analistët e anketuar nga Bloomberg shohin dy rritje të tjera me 25 bps , duke e çuar normën e depozitave në një kulm prej 3.75% në korrik 2023. Pasi indikatori i targetuar i Bankës Qëndrore Europiane u lehtësua në prill 2023, për herë të parë në 10 muaj, traider-at presin që normat të rriten të paktën edhe një herë.
Investitorët presin një lëvizje tjetër më të lartë, por janë të ndarë në hapat e ardhshëm dhe madje parashikojnë ulje të normave në fillim të vitit 2024.
BQE, ndërkohë, nuk pret një recesion në eurozonën 20-vendesh këtë vit. Me ekonominë që qëndron më mirë se sa pritej përballë luftës së Rusisë në Ukrainë dhe përkeqësimit të goditjes inflacioniste, Martins Kazaks tha se rreziku i shtrëngimit të tepërt vazhdon të jetë më i vogël se rreziku për të bërë shumë pak.
“Inflacioni i lartë i vazhdueshëm është një problem më i madh për shoqërinë sesa një recesion relativisht i shkurtër dhe i cekët. Dështimi për të kontrolluar inflacionin do të ishte një dështim sepse atëherë përgjigja e politikës ndaj përpjekjes së dytë do të duhej të ishte shumë më kufizuese,” shpjegoi ai.
Një faktor tjetër, që sipas disa analistëve mund të ndikojë në BQE në muajt e ardhshëm është ecuria e normave të interesit të Fed-it. Me një ekonomi amerikane të parashikuar në recesion, Fed, banka qendrore e SHBA mund të ndalojë rritjet e normës bazë të interesit në mbledhjet e ardhshme. Por divergjenca midis dy bankave qendrore nuk duhet të prekë Presidenten Christine Lagarde Lagarde dhe anëtarët e bordit drejtues të BQE.
“Nxitësit e inflacionit në SHBA dhe në zonën e euros kanë qenë disi të ndryshëm dhe kjo mund të kërkojë zgjedhje të ndryshme politikash në çdo kohë të caktuar,” shpjegoi Kazaks.

Të fundit

A mund të lirohej Meta dhe të lihej në shtëpi? Ja pse nuk ndodh sipas Ngjelës

I ftuar në një emision televiziv , avokati Spartak Ngjela analizoi arsyet e vendimit të Gjykatës së Lartë, e...

Putin paralajmëron Evropën kundër sabotimit të riafrimit SHBA-Rusi

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar të enjten “elitat perëndimore” kundër sabotimit të një riafrimi potencial mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke thënë se Moska...

Dy eurodeputetët italianë s’lejohen të takojnë Veliajn në qeli

Dy eurodeputetë italianë kanë shkuar këtë të enjte (27 shkurt) në paraburgimin e Durrësit, për të takuar kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn...

Përplasi gruan dhe u largua nga vendi i aksidentit, arrestohet personazhi njohur i TikTok

“Klevisi i Pojanit”, i njohur për aktivitetin e tij në TikTok, është arrestuar nga policia pasi përplasi me makinë një të moshuar në fshatin...

Zgjedhjet/ Blushi në Athinë: 10 vite përjashtim nga tatimfitimi dhe taksat lokale

Gjatë vizitës në Athinë me strukturat e PL, sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, ka prezantuar programin me 5 prioritete me 5 shtylla të fushatës...

Lajme të tjera

Web TV