Panik brenda avionit në SHBA, pasagjerët humbin ndjenjat nga vapa ekstreme (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasagjerët në bordin e një avioni që fluturonte nga Las Vegas për në Atlanta kanë përjetuar momente tmerri pasi humbën ndjenjat gjatë fluturimit për shkak të të nxehtit ekstrem.

Sipas mediave u desh përdorimi i bombolave të oksigjenit për të përmirësuar gjendjen shëndetësore të udhëtarëve që ishin në bordin e fluturimit të Delta Air Lines në Aeroportin Ndërkombëtar Harry Reid.

Gjithashtu në fluturim ishte edhe producentja në terren e Fox News, Kirsta Garvin, e cila raportoi se kishte dëgjuar pilotin të njoftonte se do të anulohej nisja për shkak të urgjencave të shumta.

Situata thuhet se është përkeqësuar dhe stjuardesat janë parë duke vrapuar lart e poshtë në korridor me bombola oksigjeni teksa pasagjerët nisën të humbnin gjendjen.

Sipas Garvin, të paktën pesë persona u nxorën nga avioni për shkak të gjendjes së rënduar prej të nxehtit. Garvin tha se më pas u mor vendimi që të largoheshin të gjithë teksa autoritetet u përpoqën të ftohnin avionin.

Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë tha pas incidentit se temperatura në aeroport luhatet mes 43 dhe 46 gradë Celcius të hënën.

Në një deklaratë kompania e fluturimeve “Delta Airlines” tha se ata janë duke hetuar situatën në fjalë.

“Ne kërkojmë falje për përvojën që klientët tanë patën në fluturimin 555 nga Las Vegas për në Atlanta më 17 korrik, i cili përfundimisht rezultoi në një anulim fluturimi. Ekipet e Deltas janë duke shqyrtuar rrethanat që çuan në temperatura të pakëndshme brenda kabinës dhe ne vlerësojmë përpjekjet e njerëzve tanë dhe mjekëve që ofruan ndihmën e parë në Harry Reid International“, tha një zëdhënës i kompanisë.

Incidenti në fjalë ndodh në një kohë kur qyteti i Phoenix ka thyer rekordin e nxehtësisë për të 19-tën ditë radhazi.

Të fundit

Premtimi i madh i Barcelonës: 2026 me sulmuesin e madh!

Përtej zhgënjimit për merkaton e dobët që klubi këtë verë, Hansi Flick ndihet pozitiv për faktin që katalanasit nuk...

Ambasadori amerikan: SHBA do stabilitet në Ballkan

Në një nga panelet e Forumit Strategjik të Bledit, ambasadori amerikan në NATO, Matthew G. Whitaker, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po...

BE jep 1 milion euro fonde dhe 130 ton pajisje për Afganistanin

ashkimi Europian ka ofruar 1 milion euro fonde dhe rreth 130 ton pajisje si ndihma humanitare për Afganistanin, që është goditur nga një tërmet...

Grupet kriminale nga Ballkani po zgjerojnë rolin e Afrikës në tregtinë e kokainës

Grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor, të cilat janë ndër trafikanët kryesorë të kokainës në Evropë, po konsolidojnë praninë e tyre në Afrikën Perëndimore, duke...

Sondazhi: Shqipëria, më entuziastja për anëtarësimin në BE

Një sondazh i publikuar së fundmi nga Eurobarometri tregon se 56% e qytetarëve të Bashkimit Evropian janë në favor të zgjerimit të mëtejshëm të...

Lajme të tjera

Web TV