BE pezulloi fondet për bujqësinë, Krifca: Është masë e përkohshme, nuk ka “korrupsion”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, gjatë fjalës së saj në Kuvend theksoi se pezullimi i fondeve nga ana e BE-së, është një masë preventive e përkohshme, nuk janë ndërprerë.

Ajo hodhi poshtë akuzat e AZHBR ka vjedhur fondt e BE-së, duke theksuar se të gjitha paratë janë në terren, janë vënë në funksion të ekonomisë bujqësore.

Sipas saj në asnjë rresht të raportit nuk flitet për korrupsion.

Lajmi i vetëm ka qenë njoftimi për pezullimin e pagesës së radhës si masë preventive e përkohshme, e cila e ka marrë me qëllimin sqarimin e rrethanave, për parandalimin e mashtrimit me faktorë të brendshëm apo jashtëm, dhe në atë letër nuk përmendet fjala korrupsion.

Në këtë pikëpamje s’mund të komentoj dhe parashikoj asnjë nga këto rrethanave por siguroj se sistemi i menaxhimit të fondeve, janë pikërisht ato që janë të akredituara nga BE.

Ky hetim i nisur prej 3 vitesh nuk ka prodhuar sot ende një raport të gjetjeve, ndërkohë që deklarata e BE ka qenë e lidhur me denoncimet që janë bërë. Ne jemi krenarë për punën që kemi bërë, jeni të ftuar të shikoni të gjitha projektet e AZHBR. Do të kuptoni sa transparencë ka aty ”, tha ajo.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV