Disa njerëz janë “magnet” për mushkonjat, ja arsyeja pse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqëria Amerikane Kimike raporton se disa njerëz janë në fakt më tërheqës për mushkonjat për shkak të kimikateve të sekretuara nga lëkura e tyre.

Alex Dainis nga departamenti i gjenetikës shpjegoi se gjithçka fillon me disa të dhëna shqisore. Insektet e bezdisshme fillimisht ndiejnë nxehtësinë e trupit tonë, më pas ndjekin erën e CO2 nga fryma jonë përpara se të na shikojnë.

“Ajo që na bën më tërheqës për mushkonjat është aroma e lëkurës sonë. Me kalimin e viteve, janë kryer shumë studime për të zbuluar pse disa njerëz kanë erë më të mirë te disa mushkonja se të tjerët. Disa studime pohojnë se grupi ynë i gjakut është përgjegjës, të tjera sugjerojnë se ushqimi apo pija që konsumojmë mund të luajë një rol”, shpjegon Alex, dhe më pas vazhdon duke thënë se sipas disave edhe shtatzënia mund të ndikojë në tërheqjen e mushkonjave.

“Një studim i rëndësishëm u botua vitin e kaluar në revistën Cell. Ai ekzaminoi acidet yndyrore në lëkurën tonë, veçanërisht acidet karboksilike që ne sekretojmë përmes sebumit. Ky studim ishte i mahnitshëm”, tha ai.

Studiuesit vendosën çorape najloni në duart e pjesëmarrësve në atë studim për të mbledhur sebum, më pas i vendosën çorapet në një dhomë kundër mushkonjave. Dhe në të vërtetë, mushkonjat kanë më shumë gjasa të shkojnë tek çorapet e atyre që kanë deklaruar se konsiderohen si magnet mushkonjash.

“Në mënyrë të veçantë, njerëzit tërheqës për mushkonjat prodhojnë nivele dukshëm më të larta pentadekanoike, heptadekanoike dhe joadekanike,” pohon Dainis.

Një tjetër studim i ngjashëm u publikua në maj të këtij viti në revistën Current Biology. Përsëri, acidet karboksilike u zbuluan se ishin faktorë me anë të të cilëve mushkonjat bëjnë dallimin midis aromave tërheqëse dhe jo tërheqëse njerëzore.

Lexo edhe :  4 gusht 1991: Ukraina shpall pavarësinë e nga Bashkimi Sovjetik

“Por këtë herë ata zbuluan se acidi butirik, acidi izobutirik dhe acidi izovalerik ishin liderët në grupin e njerëzve më tërheqës për mushkonjat,” vuri në dukje Dainis.

Interesante, ata zbuluan gjithashtu se subjekti më pak i preferuar midis mushkonjave kishte një bollëk eukaliptol në erën e trupit të tyre.

Të fundit

“Duam rrugë”, banorët e disa fshatrave të Selenicës ngrihen në protestë

Banorët e disa fshatrave që i përkasin bashkisë se Selenicës pjesë e qarkut Vlorë janë ngritur mëngjesin e kësaj...

4 gusht 1991: Ukraina shpall pavarësinë e nga Bashkimi Sovjetik

Më 24 gusht 1991, në valën e ndryshimeve të mëdha politike që tronditën Evropën Lindore dhe të nxitur nga dështimi i grushtit të shtetit...

Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nga Kreshnik Spahiu Piloti i avionit njoftoi uljen drejt aeroportit të Tiranës dhe të gjithë pasagjerët lidhën rripat e sigurimit. Ishte një ditë me diell...

Festë mes bombave! Kharkiv sfidon Putinin: Ik nga Ukraina!

Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus, tre vjet e gjysmë më parë, bashkia vendosi të rindezë ndriçimin publik dhe dekorimet...

Faqja me fokus turizmin: Pse britanikët dynden drejt Durrësit për pushime?

Qyteti i Durrësit, i vendosur përgjatë bregdetit adriatik të Shqipërisë, është tashmë një destinacion kryesor për turistët britanikë që kërkojnë një alternativë të përballueshme...

Lajme të tjera

Web TV