Itali/ Rajoni i Venetos përfshihet nga stuhi e fortë me breshër, 110 persona të lënduar

Rajoni i Venetos në Itali u përfshi nga një stuhi e fuqishme me erë e breshër që ka shkaktuar mjaft dëme.

Bnorët janë habitur kur kanë parë kokrrat e breshërit në madhësinë e topave të tenisiti.

Autoritetet vendore bënë të ditur se  110 persona u lënduan nga breshëri, rrëzimet apo dhe thyerjet e xhamave.  Autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës.

Shumë pemë janë shkulur dhe shumë çati prej llamarine janë ‘shqyer’ nga shtëpitë duke fluturuar qindra metra larg.