Robert Pattinson, baba për herë të parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i “Twighlight” do të bëhet baba! Suki Waterhouse dhe Robert Pattinson do të bëhen prindër për herë të parë. Prej disa kohësh spekulohet se Suki është shtatzënë dhe ajo ka konfirmuar zërat.

Para se të performonte në festivalin Corona Capital, ajo u shpreh: “Vendosa të vesh disa të shndëritshme, sepse mendova se do t’ju shpërqendronte nga diçka tjetër që po ndodh”, duke drejtuar gishtin nga barku i saj i rrumbullakosur.

Aktorja britanike veshi (me qëllim mesa duket) një fustan të shkurtër me xixa dhe kështu konfirmoi lajmin e bukur në mënyrën më stylish.

Suki, 31 vjeç dhe Robert, 37 vjeç, janë të lumtur dhe entuziastë për bebushin që pritet të vijë në jetë, thonë burimet pranë Page Six. Ata ndezën thashethemet se do të bëheshin prindër në tetor, kur Suki vishte rroba të gjera.

Dyshja kanë 5 vite të lidhur bashkë dhe janë kujdesur që ta mbajnë raportin e tyre jashtë vëmendjes publike. Ata dolën publikisht në tapetin e kuq në dhjetor 2022, në shfaqjen e Dior në Egjipt./E.Ç

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV