Të shtëna me armë zjarri në Gramsh, raportohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri mësohet të jenë regjistruar në Gramsh.

Gazetarja Entela Duka, raporton për FaxNews, se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti mes kushërinjve.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i konfliktit, ka qenë çështja e territorit për shpërndarjen e drogës.

Sakaq, burime zyrtare nga policia e trajtojnë si konflikt për motive të dobëta

Priten informacione të mëtejshme.