Pavarësisht se ç’mendojnë njerëzit, Kylie thotë se nuk i editon më fotot që publikon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kylie Jenner thotë se nuk i editon më fotot që poston në Instagram, megjithëse është akuzuar shpesh se e bën. Gjithsesi, Kylie e pranoi se në të shkuarën e ka bërë.

25-vjeçarja u shpreh: “Ndihem sikur ne kemi një ndikim shumë të madh dhe ç’po bëjmë ne me këtë fuqi? Shoh shumë vajza të reja në internet që i editojnë shumë fotot e tyre. Edhe unë kam qenë në këtë fazë.”

Kylie theksoi se tanimë nuk i editon më fotot e saj. “Është normale që të ndihesh e pasigurt ndonjëherë”, tha themeluesja e “Kylie Cosmetics”, e cila shtoi se ka shumë vetëbesim, pavarësisht se ç’thuhet dhe mendohet për të.

“Gjithnjë e kam dashur veten. Ende e dua. Një prej keqkuptimeve më të mëdha për mua është se kam qenë një fëmijë i pasigurt dhe se kam bërë shumë ndërhyrje për të ndryshuar fytyrën time. Kjo është e gabuar”, është shprehur edhe më parë Kylie.

Ajo tha edhe se rrjetet sociale kanë qenë shumë interesante për të dhe se ka dëgjuar aq shumë gjëra negative për veten, sa tani është më e fortë dhe thjesht “e mpirë” nga këto zëra.

Pra, njerëz, fotot e Kylie-t nuk kanë më editime, thjesht një super trup, super veshje dhe super ndriçim.

Të fundit

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Amerikani blen 162 bileta për një short lotarie dhe fiton 811 mijë dollarë

Një burrë nga Karolina e Jugut mori një rrezik të madh duke blerë 162 bileta identike për një short të vetëm të lotarisë Pick...

Aksident në Pogradec, i riu me monopatinë përplaset me BMW-në

Një aksident u shënua mbrëmjen e së shtunës në hyrje të qytetit të Pogradecit, në kryqëzimin e rrugës së Drilonit. Një i ri i...

Lajme të tjera

Web TV