“E premtja e zezë me 12 viktima”/ Berisha “shuplakë” Policisë së Shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Gramsh, ku në liqenin e Banjës u mbytën 4 persona.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Berisha shprehet se kjo tragjedi do të evitohej në rast se organet përkatesë do ishin në krye të detyrës dhe vigjilente.

Ish-kryeministri shpreh ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave dhe thekson se dënon me ashpërsinë më të madhe indiferencën e Policisë së Shtetit për sigurinë në vend, duke vënë në pah dhe ngjarjet e tjera tragjike ditën e djeshme që sollën 8 viktima.

“Një e premte e zezë me 12 viktima, si në një vend pa shtet.

Të dashur miq, dje ishte një ditë tragjike në ujrat shqiptare dhe jo vetëm në to. Në ujrat e liqenit të Banjës u mbutën Arben Zogu, 46 vjeç, me dy djemtë e tij, Rubensin Zogu, 19 vjeç dhe Estin Zogu 14 vjeç, si dhe kushëririn e tyre Melsi Zogu, 20 vjeç. Kjo tragjedi e madhe familjare, që ka tronditur thellë shoqerinë tonë ishte plotësisht e parandalueshme, në rast se do ushtroheshin përgjegjësitë shtetërore, për përdorimin e liqenit për qëllime turistike, plazhi dhe noti. Por shteti, për qytetarët nuk ekziston.

Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes dhe  banorëve të Gramshit, për këtë tragjedi të rëndë familjare, dënoj me ashpërsinë më të madhe indiferencën kriminale, për sigurinë në ujrat e vendit, që shprehet kudo dhe në të gjitha fushat, ndërsa dje ka patur edhe 8 viktima të tjera në ujra, rrugë, kabina elektrike etj. Sb”-shkruan Berisha.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV