“Kiko mendon se ka plasur lufta botërore”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Ditët përvëluese që po kalojmë ku vatrat e zjarrit shkretojnë çfarë i del përpara, e bënë Kikon të nxitojë drejt frontit të betejës për të dhënë kontributin e tij në mposhtjen e flakëve.

Po të mos ishin gjithë këto pyje orbitale, do ta kishin keq shqiptarët mes kësaj vape, gjykoi Kiko teksa hidhej nga dega më degë drejt vatrave të zjarrit.

Pamja e parë nuk ishte shumë optimiste. Kur pa zjarrfikësit që pos silleshin rrotull zjarrit  me fshesa dhe shkopinj Kiko mendoi se bëhej fjalë për ndonjë shfaqje baleti: “Zjarri dhe shkopinjtë”.

Sakaq, me t’u afruar pa nga afër zjarrfikës të djersitur që luftonin me shkopinj e me gurë siç bënin dikur luftëtarët e Skënderbeut që u zinin prita ushtarëve turq.

-Mos ka nisur Lufta Botërore? Lufta e I Botërore ka nisur në Ballkan, Lufta e II në Europë, e Treta gati në Ukrainë dhe e katërta këtu në Shqipëri”, mendoi Kiko ku mendimet e këqija e kishin pushtuar.

“Nuk e di çfarë armësh do të përdoren në Luftën e 3-të Botëror, por jam i sigurtë se katërta do të luftohet me shkopinj dhe gurë”, kjo thënie Ajnshtajnit e drodhi Kikon.

-Po t’i ç’kërkon këtu a i vrarë?!,- e pyeti një zjarrfikës nga Vlora.

-Po ju çfarë bëni me këto shkopinj dhe gurë?!- ia ktheu Kiko.

-Jemi në krye të detyrës.

– Cila është detyra që keni ju?- pyeti Kiko pa e menduar se përgjigja do ta trondiste më shumë se zjarri që kishte përballë.

-Nuk i ke sytë në ballë, po yshtim flakët që të largohen nga vatrat tona amtare. Kemi marrë detyrë që t’i shtyjmë deri në ujërat ndërkombëtare të Adriatikut dhe Jonit.

Lexo edhe :  Demokracia direkte në Zvicër, kur qytetari vendos vetë për fatet e tij

-Po pse shtyhen flakët vetëm me shkopinj apo po bëni magji? – pyeti Kiko ndërsa po fshinte disa bulëza djerse në ballë.

-Nuk sheh a i vrarë që kemi me vete fjalën e fundit të teknologjisë, kemi gurë, hunj, shkopinj, purteka, thupra, shqopa…

-Me drapër, kazma, shata e lopata ndërtuan socializmin, me hunj, dhe purteka po përparojnë në kapitalizëm…. Kiko u tremb se mos zjarrëfikësi i dëgjoi këto fjalë, ndaj u përpoq t’i jepte drejtim tjetër bisedës.

Më kërkojnë këto miqtë e mi policë një emër të koduar për këtë operacion?

-Zdapi UAN, dhe mos më bëj të zgjuarin mua se kemi edhe “shkopa bejsbolli” këtu- u përgjigj zjarrëfikësi vlonjat dhe para se të largohej i tha disa komplimenta në adresë të motrës së Kikos.

Nuk kam motër- mërmëriti Kiko, unë e dija se në këtë vend e ka marrë ferra uratën, por e paskam qenë gabim;  uratën këtu e paska marrë edhe flaka!

Të fundit

Gjermani, mbështetja për AfD-në rritet sërish, vetëm 2% pas CDU/CSU

Mbështetja për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është rritur në 25 përqind, sipas një sondazhi...

Një ruse provon pushime në Korenë e Veriut, e para në histori!

Koreja e Veriut ka hapur dyert për turistët rusë dhe ndër të parët që e shfrytëzoi këtë mundësi ishte 33-vjeçarja Anastasiya Samsonova. Ajo kaloi...

Milan dhe Juventus projektojnë shkëmbimin e bujshëm

Mediat italiane raportojnë se Milan dhe Juventus po diskutojnë për një shkëmbim të bujshëm mes tyre, që do t’i kënaqte të gjitha palët. Tashmë...

Zv/kryeminstri i Malit të Zi kërcënon Presidentin

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj ka kërcënuar presidentin Jakov Milatoviç, pasi ky i fundit nuk dekretoi ligjin për tatimin mbi pasurinë e...

“Ma këpute shpirtin”, fjalët e babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një i ri nga Kosova ka humbur jetën teksa ishte në vendin e...

Lajme të tjera

Web TV