Mbappe-PSG gjithçka e thyer, Al Hilal e gatshme ta mbuloj në “ar” francezin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Merkato e verës vazhdon të dominohet nga Arabia Saudite, klubet e së cilës po bindin disa lojtarë të mëdhenj që të largohen nga futbolli europian.

I pari që nisi serinë e transferimeve në Arabi ishte Cristiano Ronaldo, i cili së shpejti mund të ketë një rival për rolin e yllit në kampionatin saudit.

Sipas raportimeve të medieve franceze, Kylian Mbappe është gjithnjë e më larg klubit të Paris Saint-Germain.

Al-Hilal synon afrimin e yllit francez dhe klubi arab është i gatshëm ta mbulojë në ar për ta bindur të firmosë.

Klubi saudit ka marrë tashmë një përgjigje negative nga Lionel Messi, me argjentinasin që preferoi Inter Miami në vend të ofertës arabe.

Synimi këtë herë është mbyllja e merkatos me këtë transferim, me qëllimin për ta bërë Mbappe-në lojtarin “alfa” të kampionatit.

Të fundit

Tmerr në aeroportin e Korfuzit, goma e avionit shpërthen gjatë ngritjes

Një familje britanike përjetoi momente të tmerrshme gjatë kthimit nga pushimet në Korfuzi, kur një nga gomat e avionit...

Ankorohet në Portin e Durrësit anija luftarake turke e klasit ‘Bajraktar’

Mbërrin në Portin e Durrësit “TCG Sancaktar”, anija desantuese e dytë e klasit ‘Bajraktar’, pjesë e flotës ushtarake turke dhe forcave të Aleancës. Kjo...

Momenti heroik/ Ushtari i plagosur i ikën rusëve me biçikletën që ia sjell droni

Momenti i jashtëzakonshëm kur një ushtar ukrainas i plagosur, i cili kishte mbetur i bllokuar për disa ditë pas vijave armike, arriti të shpëtojë...

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-Presidentit

Ish-presidenti Ilir Meta është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion të hënën në datë 4 gusht, ora 11:00 për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve. Meta,...

Pas më shumë se dy dekadash, shitet për këtë çmim çorapja e Michael Jackson!

Një nga çorapet e famshme të Michael Jackson, të cilën ai e ka veshur gjatë një prej koncerteve të tij legjendarë, është shitur në...

Lajme të tjera

Web TV