VIDEO/ Debutim ëndrrash me Inter Miamin, Messi shënon gol spektakolar në minutën e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një debutim ëndrrash, siç mund ta bëjnë vetëm të mëdhenjtë, ose më i madhi nga të gjithë. Debutimi i Leo Messit me Inter Miami ishte një sukses i jashtëzakonshëm.

36-vjeçari argjentinas, i cili u prezantua me madhështi të dielën e kaluar para ttifozëve të rinj, u hodh në fushë në minutën e 54-t kundër skuadrës meksikane Cruz Azul, së bashku me ish-shokun e tij të skuadrës së Barcelonës, Sergio Busquets. Zhurma e 20.000 shikuesve dhe brohoritja ‘Messi, Messi, Messi’ sollën zyrtarisht një epokë të re për futbollin amerikan.

Shiriti i kapitenit iu dorëzua menjëherë kampionit të botës dhe ish-lojtari i PSG-së nuk vonoi t’i merrte gjërat në dorë, duke u vendosur në qendër të lojës së skuadrës së trajnerit Tata Martino. Duke hyrë në fushë me Inter Miami në avantazh 1-0, Messi pa Cruz Azul të barazonte në minutën e 65-të.

Më pas skenari shkroi fundin perfekt të historisë, duke vendosur gjithçka në minutën e 94-t, kur gjyqtari i ndeshjes akordoi goditje dënimi për vendasit. Leo shënoi një super gol, ai i fitores në “frymën e fundit”, me këmbën e tij të majtë.

Stadiumi shpërtheu së bashku me fishekzjarrë, shokët e skuadrës përqafuan liderin e ri dhe dikush shpërtheu në lot në tribunë. Ai ishte David Beckham. Në atë moment, pronari i Inter Miamit pa një ëndërr që e kishte dashur për shumë vite duke u realizuar: Messi në Amerikë për të predikuar futbollin.

Të fundit

Barcelona ka një ëndërr me kosto 100 mln euro

Barcelona ka një ëndërr dhe quhet Julian Alvarez. Me largimin e Robert Lewandowski në verën e ardhshme, katalanasit kanë nevojë...

Një muze për arbëreshët në Vuno

Muzeu i Arbëreshëve do të ndërtohet së shpejti në Vuno, në vendin nga ku nisi ai eksod! I vendosur simbolikisht në zemër të qendrës...

Salvini: Macron të shkojë vetë si ushtar, nuk i dërgojmë bijtë tanë në Ukrainë

Ukraina vazhdon të kërkojë siguri nga aleatët, si Amerika dhe Europa, për t’i bërë ballë betejave gjakderdhëse me Rusinë. Megjithëse presidenti amerikan Donald Trump e...

Stuhia, ndalohet dalja në det e anijeve të peshkimit në Vlorë

Për shkak të motit të keq që pritet të përfshijë Vlorën në dy ditët e ardhshme, do të ndalohet dalja në det e mjeteve...

“Ndihem i mashtruar”! Ylli i Barcelonës ndryshon menaxher

Frenkie de Jong ka vendosur të shkëpusë kontratën njëherë e mirë me agjentin e tij, Ali Dursun, dhe tani është shumë pranë rinovimit me...

Lajme të tjera

Web TV