3 orë nga mbyllja e votimeve në Rrogozhinë/ Ja sa ishte pjesëmarrja krahasuar me 14 majin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe tre orë na ndajnë nga mbyllja e votimeve për bashkinë e Rrogozhinës.

Deri më tani pjesëmarrja është 30,75%. Në këtë mënyrë, po arrihet i njëjti nivel me zgjedhjet e 14 Majit, ku gjithsej votuan 32% pjesëmarrës.

Por ndryshe nga zgjedhjet e 14 Majit, sot nuk do të votojnë të burgosurit. Ndërsa në zgjedhje janë thirrur rreth 33 mijë qytetarë me të drejtë vote.

Kujtojmë që në garë për kreun e ri të bashkisë janë dy kandidatët Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Votimi nisi me disa probleme, për shkak të fotografimit të votës nga një çift bashkëshortësh në qendrën e votimit 22-23, ç’ka çoi më pas edhe në ndërprerjen e procesit për disa minuta.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV