Bayern Munich nuk dorëzohet për Harry Kane, bavarezët përgatisin ofertën e tretë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Harry Kane dëshiron me patjetër largimin nga Tottenham Hotspur, por drejtuesit e klubit anglez kanë bërë me dije se vetëm për ofertën e duhur mund të ndodhë.

Bayern Munich është skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij, teksa po has në vështirësi nga Spurs.

Klubi londinez refuzoi pak ditë më parë një ofertë prej 70 milionë eurosh nga bavarezët, por këta të fundin nuk dorëzohen dhe janë gati për propozimin e ri.

Sipas medieve gjermane, drejtuesit e Bayernit po përgatitin ofertën e re për londinezët, e cila do të jetë 100 milionë euro.

Një shumë e konsiderueshme, pasi po flasim për një lojtar i cili në fund të muajit korrik do të festojë 30 vjetorin dhe ka kontratë vetëm edhe një sezon me Spurs.

Por, pavarësisht moshës, Bayern është kapur fortë pas rendimentit, statistikave, golave dhe eksperiencës që disponon Kane.

Në garë për shërbimet e tij ishte edhe PSG, por këta të fundit kanë hequr dorë për momentin dhe pikërisht, Bayern kërkon të përfitojë nga kjo situatë.

Në Bavari janë të bindur se, 100 milionë euro janë të mjaftueshme për të bindur presidentin e Tottenham, ndërsa kushtet financiare për lojtarin janë pothuajse të përfunduara dhe Kane është informuar për gjithçka.

Të fundit

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Dy F-35 italianë kapin avionin rus afër Kaliningradit

Forcat Ajrore Italiane kanë ndërhyrë për të ndaluar një avion rus që dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore pranë kufijve të NATO-s, duke ngritur...

Bayern e priti gjithë verën, klubi anglez i merr sulmuesin për 90 mln euro

Nick Woltemade ka qenë një nga emrat më të lakuar në këtë merkato verore. Sulmuesi i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me Stuttgart, ku...

Lajme të tjera

Web TV