Digjet gjatë natës makina e zëvendëskryeministrit, detajet e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Makina e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi u përfshi nga flakët. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Strumiçka”, në lagjen Çair të Shkupit.

Autori është ende i paidentifikuar, ndërsa edhe shkaqet nuk janë zbardhur akoma nga autoritetet.

“Sot në SPB Shkup është paraqitur se rreth orës 03:30 në rugën ‘Strumica’ është shkaktuar zjarr në automjetin ‘Audi’ me regjistrim të Shkupit, pronësi dhe e parkuar nga B.L. (35) nga Shkupi. Zjarri është shuar, nuk ka persona të lënduar, ndërsa një ekip i SPB Shkup ka kryer ekspertizë”, ka njoftuar ministria e Brendshme.

Ndërkaq, duke ju kërkuar falje fqinjëve dhe familjarëve të tij, ka reagur zv. kryeminsitri Artan Grubi.

Sipas tij, këto kërcënime, siç i quan ai, tinzare dhe qyqerare, ndodhin për të vetmin qëllim, e ai është profesioni i tij.

“Në politikë jam për të shërbyer dhe për të lënë gjurmë me punë e me vepra, e jo që të më terrorizohet familja, fqinjtë dhe shoqëria. Kërcënimet e vazhdueshme dhe sulmet e njëpasnjëshme i konsideroj si qyqare dhe tinzare, por unë nuk e kam ndërmend të ndalem dhe të zbrapsem nga puna dhe realizimi i pritshmërive të qytetarëve”, tha Grubi.

Në reagimin e tij, Grubi ka shprehur mirenjohje për të gjithë fqinjtë e tij, si dhe për forcat e sigurisë dhe përpjekjet e tyre për ta zbardhur sulmin e mbrëmshëm.

Edhe Aleanca për Shqiptarët ka dënuar ashpër aktin.

“Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër aktin vandal dhe të patolerueshëm të djegies së veturës së zëvendës kryeministrit, Artan Grubi. Veprimet e këtilla huliganeske janë të patolerueshme në një vend dhe shoqëri demokratike. Ju bëjmë thirje autoriteteve të rendit që sa më shpejtë të zbardhin rastin dhe të zbulojnë autorët.

Lexo edhe :  Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Përtej dallimeve dhe mospajtimeve politike, të gjitha subjektet dhe institucionet duhet të dënojnë aktet e këtilla, ndërsa rendi dhe siguria duhet të garantohen për çdo qytetarë.

Kërcënimet dhe sulmet e këtilla vandale paraqesin rrezik për gjithë shoqërinë dhe si të tilla duhet të dënohen dhe luftohen nga të gjithë, pa dallim”, thuhet në reagim.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV