“Opozita ka shfaqur një interes shumë të madh…”/ Analisti i njohur zbulon skenarin e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Ben Andoni tha në një intervistë televizive këtë të diel se pjesëmarrja më e madhe e votuesve në Rrogozhinë favorizon më tepër opozitën.

Ai tha gjithashtu se opozita ka shfaqur një interes shumë më të madh për këto zgjedhje ndryshe nga Partia Socialiste e cila duket më “indiferente”  për përsëritjen e zgjedhjeve në këtë zonë

“Çfarë më ka bërë përshtypje është se ka një lloj sigure më të madhe te partia socialiste. ata janë afruar pak më tepër standardeve në krahasim me pjesën tjetër që kërkojnë me ngulm fitoren në një fare në mënyre për të justifikuar atë humbje shumë të madhe që kanë pasur në të gjithë vendin në zgjedhjet e 14 majit.

Pjesa demokrate është angazhuar totalisht për të pasur qasje, por edhe për të treguar se do jetë një bastion që ata do e ndjekin deri në momentin e fundit”,-tha Ben Andoni, ndërsa shtoi se numri më i lartë i votuesve këtë të diel e favorizon më shumë opozitën.

Kujtojmë se në zgjedhjet lokale të 14 majit, në bashkinë Rrogozhinë triumfoi socialisti Edison Memolla me 21 vota diferencë nga kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Shkëlqim Hoxha.

Rezultati në këtë bashki u kontestua nga koalicioni “Bashkë fitojmë”, pasi sipas tyre pati shkelje gjatë procesit të numërimit, ndërsa diferencën mes dy kandidatëve e bëri kutia e burgut, e cila sipas tyre nuk duhej të numërohej.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV