Beteja mes ‘Barbie’ dhe ‘Oppenheimer’, thyen rekorde në kinema

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Filmi i ri “Barbie” me Margot Robbie në rolin e kukullës ikonike sundoi në kinema gjatë fundjavës, duke mbledhur rreth 155 milionë dollarë dhe vendosi rekord për hapjen më të madhe vendase të vitit 2023, tha të dielën distributori Warner Bros.

Filmi “Oppenheimer” i regjisorit Christopher Nolan, për prodhimin e bombës atomike, i tejkaloi pritshmëritë me 80.5 milionë dollarë në kinematë vendase në një betejë kinemaje të quajtur “Barbenheimer”.

Zhurma e “Barbenheimer”, mbi dy filma të shumëpritur, por krejtësisht të ndryshëm që hapeshin njëkohësisht, theu rekord në çdo kinema.

“Barbie” është këndvështrimi i regjisores së “Little Women” Greta Gerwig për kukullën që debutoi 60 vjet më parë. Debutimi me 155 milionë dollarë kaloi 146.4 milionë dollarët për “The Super Mario Bros” në prill dhe u rendit si hapja më e lartë ndonjëherë për një film me regji të femrave.

Mattel lançoi një fushatë të gjithanshme të marketingut global për të ndezur furinë, duke i bërë pikat referuese në Londër në ngjyrë rozë dhe duke bashkëpunuar në produkte nga moda e Barbie deri te një tastierë Barbie X-box.

Cillian Murphy luan në dramën Oppenheimer” në rolin e shkencëtarit amerikan J. Robert Oppenheimer, njeriu që zhvilloi bombën atomike. Filmi ka tërhequr komente të mira dhe pritet të jetë një pretendent në garën e ardhshme të çmimeve Oscar.

Filmi mblodhi 93.7 milionë dollarë në tregjet ndërkombëtare, dhe arriti një total global prej 174.2 milionë dollarësh, tha distributori Universal Pictures (CMCSA.O).

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV