Falsifikim e fshehje të ardhurash/Prokuroria sekuestron llogaritë e një shoqërie tregtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër në kuadër të procedimit penal nr. 252 viti 2021 regjistruar për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” kryer në bashkëpunim, “Dhënia e informacioneve të rreme”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga nenet 144/a e 25, 168, 190 p. 2 dhe 180 p. 1 i K. Penal, në bashkëpunim me strukturat e Krimit Ekonomik në DVP Gjirokastër dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kreu sekuestrimin preventiv të tre llogarive bankare të një shoqërie tregtare me administrator shtetasin italian me iniciale A.D. në shumat;

•             1 004 474 (nje milion e katër mijë e katërqind e shtatëdhjete e katër) Euro;

•             299 925 (dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e nëntëqind e njëzetë e pesë) Euro;

•             13 588 890 (trembëdhjetë millionë e pesëqind e tetëdhjete e tetë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë) Lekë;

Gjithashtu, u ushtrua kontroll në 3 subjekte shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me seli në Tiranë me administrator shtetasit me inicialet I.Q, E.B. dhe shtetasin Italian A.D., ku u sekuestruan dokumente financiare dhe ligjore me vlera për hetimin. Këto subjekte dyshohet se nëpëmjet faturave fiktive kanë përfituar rimbursim në mënyrë të kundraligjshme TVSH-je nga shteti në vlerën e 20 765 411 lekëve.

Ky rimbursim ka ardhur si rrjedhim i faturave të falsifikuara të TVSH-së të lëshuara nga këto subjekte.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV