Haradinaj: Do ta mbroj të drejtën e veteranëve, por jo duke shkatërruar shtetin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se u ka ngulur thikë pas shpine dy vlerave sublime të vendit – aleatëve ndërkombëtarë dhe kategorive të dala nga lufta.

Në takim me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shoqatat e të burgosurve politikë, shoqatat e të pagjeturve si dhe ish-udhëheqës të UÇK-së, Haradinaj tha se sjellja e Kurtit ndaj këtyre kategorive është jonjerëzore dhe jokombëtare.

Ai shtoi se përjashtimi i veteranëve të UÇK-së nga rritja e pagës minimale është e pandershme nga kryeministri Kurti.

Haradinaj theksoi se pushteti nuk mund të fyejë veteranët në emër të fryrjes së listave të veteranëve, derisa tha se Kurti nga kafetë me serbë në zyrë të Demaçit, shkoi në burg në Serbi.

Kritik ndaj Kurtit u shprehën edhe organizatat e dala nga lufta, sipas të cilave “kjo qeveri ka harruar rrugën e sakrificës së Kosovës për të ardhur tek liria”.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari tha se mazhoranca ka bërë tradhti kombëtare me miratimin e Ligjit për pagën minimale, duke përjashtuar veteranët.

Ai tha se nuk do të heqin dorë nga veprimet për të kundërshtuar këtë vendim, megjithatë tha se do të presin deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pas dërgimit të këtij ligji nga AAK-ja për interpretim.

Ndërkaq, Fadil Shurdhaj nga Shoqata e invalidëve të luftës, tha se ekzekutivi nuk po i respekton ata.

Ndërsa, Emin Lati nga OVL-UÇK, kërkoi nga partitë opozitare, sidomos siç e quajti ai, krahu i luftës, që të bëhen bashkë në Kuvend për të kundërshtuar Qeverinë Kurti.

Në anën tjetër, Bajram Qerkini nga Shoqata “Zëri i Prindërve” , tha se kryeministri Kurti s’ka realizuar asgjë nga ajo që ka premtuar.

Lexo edhe :  Shkrimi kundër UÇK, Kurti i del në mbrojtje Dimal Bashës

Pas përfundimit të diskutimeve, kryetari i AAK-së, Haradinaj iu drejtua mediave, ku tha se do të mbrojë të drejtën e veteranëve, por jo duke shkatërruar shtetin e Kosovës.

Krahas këtyre, deputetë të AAK-së kanë paralajmëruar disa iniciativa ligjore që do t’i ndërmarrin në Kuvend, përfshirë edhe plotësim-ndryshimin e Ligjit për veteranët e UÇK-së.

/KosovaPress/

Të fundit

Berisha po e bën gati, ka zgjedhur njeriun që do bëhet kryetar i PD

Një ditë më parë, kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 Majit, Andi Mustafaj, njoftoi dorëheqjen nga drejtimi i...

Shijak/ Leva, grushte e shqelma, “të fortët” përplasen në rrugë

Një aksident i rëndomtë i ndodhur ditën e sotme në zonën e Shijakut, është kthyer në burim sherri mes personave të përfshirë. E ndërsa nuk...

Korçë/ Mjeti përplas gruan me biçikletë, me urgjencë në spital

Aksident në unazë të qytetit të Korçës. Një mjet përplas një grua e cila ka qenë me biçikletë. Ambulanca ka marrë menjëherë të lënduarën për ta...

Përse po takohet Altin Dumani me zyrtarin e lartë të DASH?

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani ndodhet këtë të martë në SHBA, aty ku pritet të ketë një takim të nivelit të...

11-vjeçari qëllohet për vdekje teksa po bënte sfidën në TikTok

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Amerikë ku një i mitur humbi jetën pas një sfide në TikTok. Mediat e...

Lajme të tjera

Web TV