Rritet me 27.1 % numri i veturave të regjistruara me vit prodhimi 2011-2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i autoveturave të regjistruara në vitin 2022, me vit prodhimi 2011-2022 është rritur me 27.1 %

INSTAT publikoi një raport mbi karakteritikat e mjeteve sipas të cilit, numri i autoveturave të regjistruara në vitin 2022 me vit prodhimi 2000-2010 është rritur me 7.7 % ndërsa grupi i autoveturave me vit prodhim para vitit 2000 ka pësuar rënie me 0.8 %.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2022, marka “Mercedez Benz” regjistrohet si marka më e përdorur e autoveturave të regjistruara me vit prodhimi para 2000 dhe viteve 2011-2022.

Marka “Volkswagen” regjistrohet si marka më e përhapur e autoveturave me vit prodhimi 2000-2010.

Numri më i madh i autoveturave që qarkulluan në vendin tonë, në vitin 2022 përdorën lëndë djegëse “naftë”, duke zënë 73.7 % nga 73.6 % në vitin 2021, ndjekur nga autoveturat që përdorin lëndë djegëse “benzinë” me 16.7 % ndaj numrit gjithsej të autoveturave nga 17.3 % që ky grup zinte deri në vitin 2021.

Numri i autoveturave që përdorin lëndë djegëse “naftë” në vitin 2022, është rritur me 7.8 % në krahasim me vitin 2021. Numri i autoveturave që përdorin lëndë djegëse “benzinë” është rritur me 4.5 % krahasuar me vitin 202

Në total numërohen 796.438 mjete të regjistruara në fund të vitit 2022.

Të fundit

Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdor ‘Hawala’

SPAK godet një grup kriminal që trafikoi nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe...

Zjarret në vend, dy avionë nga Kroacia dhe Italia ndihmojnë në shuarjen e flakëve

Dy avionë të tipit “Canadair”, të ardhur nga Kroacia dhe Italia, po ndihmojnë në operacionin për shuarjen e vatrës së zjarrit në zonën e...

A e ka menduar ndonjëherë t’i futet politikës?/ Linda Rama flet hapur

Në intervistën e saj për "Inside Albania", Linda Rama u ndal tek roli i grave në politikë dhe në jetën publike, duke dhënë një...

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Një zjarr i madh ka përfshirë Parkun Kombëtar të Prespës, me flakët e shfaqura mbi fshatin Pustec. Forcat zjarrfikëse dhe forcat pyjore, bashkë me banorët,...

Luciano Spalletti pas shkarkimit nga Italia: Futbolli më shkatërroi jetën

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, ka rrëfyer një anë tjetër të vetes në një intervistë të sinqertë për 'La Repubblica', ku foli për...

Lajme të tjera

Web TV