Bashkia e Tiranës, të ardhura rekord nga ndërtimet dhe çmimet e larta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtimi i ndërtimeve në kryeqytet së bashku me shtrenjtimin e çmimeve të apartamenteve i kanë sjellë indirekt përmes taksave rreth 44% të të gjitha të ardhurave të veta që Bashkia mbledh në një vit nga taksat e tarifat.

Sipas të dhënave nga Co-Plan, të ardhurat nga “Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja” (TNI), për Bashkinë e Tiranës ishin 7.4 miliardë lekë, ose rreth 70 milionë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. (shiko grafikun: Të ardhurat nga Taksa e ndikimit në infrastrukturë, Bashkia Tiranë).

Kësaj takse u nënshtrohen të gjitha subjektet, që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera dhe për kryeqytetin ajo është sa 8% e vlerës së shijes.

Që prej vitit 2018, taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja ka sjellë mbi 40% të të ardhurave totale të veta të bashkisë, nga 17-25% që luhatej në vitet e mëparshme, duke e lënë kryeqytetin të varur nga lejet e ndërtimit për sigurimin e pjesës më të madhe të fondeve të veta.

Rritja e lartë e të ardhurave nga kjo taksë është e lidhur drejtpërdrejt me shtimin e lejeve të ndërtimit vitet e fundit, por edhe shtrenjtimin e ndjeshëm të çmimeve të apartamenteve.

Sipas INSTAT, në vitin 2022, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit për banesa në kryeqytet ishte 1.8 milionë metra katror, duke shënuar një nivel historik rekord, me rritje 25.7% nga viti i kaluar (shiko grafikun: Sipërfaqja e banesave sipas lejeve të ndërtimit të miratuara, Tiranë). Kjo sipërfaqe përbën rreth 85% të totalit të dhënë nga bashkia për 2022-n.

Në Tiranë po ndërtohet me ritme shumë më të larta në krahasim me rajonet e tjera të vendit. Sipas Ci-Plan, nga rreth 10.1 miliardë lekë të ardhura nga TNI, rreth 73% e tyre është mbledhur në Bashkinë e Tiranës.

Përjashtuar të ardhurat e arkëtuara nga Bashkia e Tiranës, 60 bashkitë e tjera në vend mblodhën rreth 2.7 miliardë lekë nga TNI, në rritje me rreth 26% në terma vjetorë.

Co_plan thekson se nga një anë, TNI ka kontribuar pozitivisht në rritjen e të ardhurave në buxhetin vendor, nga ana tjetër, i vendos ato në një pozicion sfidues për ofrimin e infrastrukturave të nevojshme publike, të cilat gjithashtu kërkojnë financime si në zhvillim fillestar, ashtu dhe në mirëmbajtje të vazhdueshme, duke rritur presionin për shërbime infrastrukturore për bashkitë.

Lexo edhe :  Çfarë i ndodhi?/ Dhurata Çupi ndërpret fushatën elektorale 3 ditë para mbylljes

Vrulli i ndërtimeve pritet të vijojë në Tiranë

Bazuar në projektbuxhetin e bashkisë për vitin 2013, ky vrull i ndërtimeve pritet të vijojë. Në vitin 2023, nga ky zë Bashkia parashikon të arkëtojë 5.6 miliardë lekë të ardhura, që përbën 34% të totalit të të ardhurave të veta të Bashkisë, duke e bërë institucionin menaxhues të kryeqytetit tepër të varur nga lejet e ndërtimit, për sigurimin e të ardhurave të veta.

Në krahasim me parashikimin e 2022-it, (që ishte 4.8 miliardë lekë) nga ky zë pritet të arkëtohen rreth 16% të ardhura më shumë, ndërkohë që pritshmëria faktike e 2022-t është 6.5 miliardë lekë, një tregues se këtë vit Bashkia ka dhënë leje përtej parashikimeve.

Edhe në 2024 dhe 2025, vrulli i ndërtimeve pritet të vazhdojë, teksa Bashkia parashikon rreth 6.2 miliardë lekë të ardhura për secilin vit.

Nga i siguron Bashkia të ardhurat e tjera

Në vitin 2022, Bashkia Tiranë mbledhur gjithsej vetë nga taksat dhe tarifat (pa përfshirë transfertat e kushtëzuara dhe taksat e ndara), rreth 16.9 miliardë lekë (gati 160 milionë euro), me një rritje prej 2.6% me bazë vjetore.

Pas taksës së ndërtimeve të reja në infrastrukturë, zëri i dytë që i sjell më shumë të ardhura bashisë është “tarifa administrative ”(vertetime, licenca, gjoba, qira, menaxhimi i aseteve, mencat etj.), me 16% të totalit, e ndjekur nga Tarifat e pastrimit dhe gjelbërimit (13.6%), Taksa mbi pasurine e paluajtshme (13.5%), Tarifat per zenien e hapesires publike (5.2%).

Në total, së bashku me fondet e kushtëzuara dhe të pakushtëzuara që merr nga qeveria qendrore dhe taksat e ndara (Regjistrimi automjeteve dhe renta mineraret; Taksa e transferimit të drejtave të pronësisë), Bashkia kishte në dispozicion 27 miliardë lekë në vitin 2022 (rreth 250 milionë euro), me një rritje prej 4.6% me bazë vjetore.

Bashkia Tiranë është e vetmja që arrin të sigurojë mbi 60% të të ardhurave nga taksat dhe tarifat që mbledh vetë, ndërsa Bashkitë e tjera varen në rreth 60-70% nga transfertat buxhetore. Monitor

Të fundit

“Vrasja është porositur nga Dubai”,detaje të reja nga eliminimi i Renato Hoxhajt në Vlorë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Renato Hoxhajt, e ndodhur pak ditë më parë në Vlorë. Sipas informacioneve,...

Dy të rinj të zhdukur prej 1 jave, gruaja alarmon policinë e Tiranës: U nisën për Sarandë

Në policinë e Tiranës është denoncuar zhdukja e dy të rinjve, një vajze dhe një djali, nga ana e një 47-vjeçareje. Mësohet se dy të...

I humbur prej 6 ditësh, familja kërkon ndihmë për gjetjen e 60-vjeçarit

Një 60-vjeçar në Durrës ka humbur kontaktet me familjen e tij prej gjashtë ditësh. Mësohet se Arben Maloku është larguar nga banesa më datë 1...

Ushqimi që ul rrezikun e sulmit në zemër, sasia që duhet të konsumoni

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit kryesorë në mbarë botën, duke marrë afro 18 milionë jetë çdo vit. Sipas një studimi të...

Më shumë se 70 ish-pjesëmarrës të Eurovisionit kërkojnë përjashtimin e Izraelit

Më shumë se 70 artistë dhe muzikantë, të cilët dikur kanë përfaqësuar vendet e tyre në Eurovision, kanë nënshkruar një letër të hapur ku...

Lajme të tjera

Web TV