Greqia nën “pushtetin” e flakëve/ Peleshi: Gati të japim ndihmën tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë të ditur se Shqipëria është e gatshme që të ndihmojë Greqinë për të përballuar situatën e zjarreve masive në të cilën është përfshirë.

Teksa ka shprehur ngushëllimet për dy pilotët që humbën jetën ditën e djeshme teksa po përpiqeshin të shuanin flakët në ishullin grek Evias, Peleshi shkruan se Shqipëria është në krah të shtetit grek në këto ditë të vështira.

Solidarizohemi me Greqinë dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo mënyrë që mund të nevojitet. Të jemi në krah të tyre në këto ditë të vështira është një detyrë humane dhe morale.

Humbja e dy pilotëve tregon shërbimin e paçmueshëm të çdo ushtaraku, që është i gatshëm të mbrojë jetën dhe sigurinë e qytetarëve të vendit duke luftuar çdo verë dhe duke rrezikuar jetën për të shuar zjarret. Ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave në këto momente të vështira”, shkruan Peleshi.

Greqia është përfshirë ditët e fundit nga një valë masive e zjarreve si pasojë e temperaturave të larta. Përveç dëmeve të mëdha që kanë sjellë zjarret ato janë shoqëruar edhe me humbjen e jetëve të dy pilotëve grekë.

Këta të fundit po përpiqeshin të shuanin flakët në ishullin Evias kur humbën kontrollin e avionit që më pas shpërtheu në flakë.

Në këtë mënyrë, Shqipëria është treguar e gatshme për të dhënë ndihmën e saj ndaj Greqisë teksa edhe vendi ynë ka rënie të zjarreve edhe pse në mënyrë sporadike, ku ditën e sotme janë përfshirë nga flakët masivet pyjore të Peshtanit dhe Kreshpanit në Fier.

Të fundit

Rama: Forcat Komando, vlerë e shtuar në luftën kundër zjarrit mes Delvinës e Gjirokastrës

Këtë të enjte, më 14 gusht, kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me situatën e zjarreve...

Pjatalarësi që themeloi kompaninë 4 trilionë dollarëshe, historia e CEO-s së Nvidia

Kur Jensen Huang, shefi ekzekutiv 62-vjeçar i Nvidia shfaqet me xhaketën e lëkurës para një publiku, është e vështirë të përfytyrosh djaloshin imcak me...

“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të banuara.  Autoritetet njoftuan viktimën e...

Trump që gëlltit gënjeshtrat e Putinit është kërcënim më i madh për Ukrainën sesa bombat

Rafael Behr Në Alaskë, udhëheqësi rus do të pretendojë se dëshiron paqe, por vetëm sipas kushteve të tij – dhe do të shfrytëzojë dëshpërimin e...

Fillestarët e Gluck-ut: kompozitori i shekullit XVIII ndryshoi përgjithmonë operën

Më shumë se 250 vjet pasi Orfeu dhe Euridika e Gluck prezantoi operën në një mënyrë të re, një inskenim akrobatik synon të bëjë...

Lajme të tjera

Web TV