Sa Sekretar të Përgjithshëm ka PD?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga: Edvin Kulluri

Teatri absurd në Partinë Demokratike po zhvillohet me aq shumë akte sa do lodhte dhe skenaristin më të çmëndur. Pas gjithë cudirave të 6 viteve të fundit me vjedhje votash, përjashtime, rebelime, foltore, grupime, peticione, rrahje, baseball, brava, dryna etj., tani është hapur një debat i ri. Sa Sekretar të Përgjithshëm ka PD? Dhe tërë këtë lëmsh të fundit që kishin mangut demokratët e mbetur nën sigël apo Rithemelim, e ka shkaktuar përfshirja e Gazmend Bardhit në rizgjedhjen e beftë te Lul Bashës në 29 korrik, me gjithë hyrjen në një garë pa garë të Gjergj Hanit.

Nga njëra anë Bardhi ka të drejtë të kërkojë llogari për procedurat që po ndiqen në procësin e zgjedhjes së kryetarit të PD zyrtare, pasi përfaqëson autoritetin nominal të dytë më të rëndësishëm. Por nga ana tjetër, kërkon që të ndalojë këtë process në emër të bashkimit të dy PD-vë, asaj me vulë por pa seli dhe asaj me seli por që në zgjedhjeë hyri me vulën e një partie tjetër. Ky “lëmsh para porte” që ka nisur që në 11 dhjetor nuk zgjidhet dot me “gjuajtje teke” nga pika e penalltisë, pasi në këtë “ndeshje” mes palëve, duhet thënë se ka disa anomali të pazgjidhshme në totalitetin e vet. Së pari është një ndeshje që po e shohin tifozë me biletë, të tjerë pa biletë dhe ca të tjerë nga një stadium tjerër, pikërisht anëtarët e LSI. Së dyti, arbitri ose e thënë ndryshe gjykata, ka ikur në dhomat e ndeshjes dhe nuk dihet se kur do fërshëllejë. Së treti, skuadra ka dy trajnerë dhe dy skuadra që kanë qënë e njëjta por u ndanë pse njëri nga trajnerët coi nga stoli ish trajnerin dhe e nxorri jashtë nga skuadra. E më keq akoma FIFA dhe UEFA (SHBA dhe MB) kanë përjashtuar nga të gjitha kompeticionet ish trajnerin. E në këtë tollovi, vetë Bardhi ka përgjegjësi shumë të madhe, pasi deri para dy vitesh, vetëm certifikonte faullet e pafundme të Bashës e ca I të tjera që I ka bërë vetë, si fjala vjen atë për të cilën është ankuar dje. Përjashtimin e 50 mijë anëtarëve të PD ndërkohë që vetë ka përjashtuar 28 mijë të tillë për të njëjtën arsye pak vite më parë. Vetëm pse nuk I pëlqenin Bashës postimet e tyre ne Facebook apo intervistat në media!

Lexo edhe :  Bashkëfajësia vrasëse ndaj Ersës!

E kjo historia e 50 mijë “dëshmorëve” të PD është akoma më qesharake se 28 mijë dëshmorët e shokut Enver, që I barazonte të paktën dëshmorët me kilometrat katrorë të Shqipërisë. Sepse nëse u shtojmë dhe 28 mijë të përjashtuarit e parë, I bie që kanë përjashtuar ca dhjetëra mijëra socialistë nga PD, pasi PD nuk patur kurrë 100 mijë anëtarë përvecse në deklarata për shtyp.

Por le të supozojmë se Bardhi është një funksionar sefte. Lëvizja e tij dhe 7 deputetëve që e mbështesin është një demarsh për tu ulur në tryezë me Rithemelimin që nga ana e vet e ka një Sekretar të Përgjithshëm. Pikërisht Flamur Nokën me të cilin janë bashkëakuzuar në mes të parlamentit për “të shitur” e “të korruptuar” nga oligarkët e Rama. E nëse Noka është zgjedhur në karrigen e Bardhit sipas pretendimit të Berishës, me çfarë statusi Bardhi hyn në negociata? Rithemelimi nuk e njeh si Sekretar të Përgjithshëm, ndërsa Vula I hoqi pikërisht Vulën.

Duhet pranuar se si Rithemelimi ashtu si edhe PD zyrtare kanë sens të shquar humori ose marrëzie. Rrugë të tretë nuk ka. Sepse në fund të fundit po përplasen për një Vulë që është në gjykatë dhe një anëtarësi që ose punon për një parti tjetër si PL ose janë zhdukur nga regjistrat me urdhër të Jëmin Gjanës. Dhe në këtë kaos pa ligjësi, hera herës shfaqet Tritan Shehu që buzagaz kur pyetet nga gazetarët për gjëndjen në PD, përgjigjet se “PD është më e bashkuar se kurrë”! Skenë e denjë për “Bastardët e Palavdishëm” të Quentin Tarantinos ku absurdi mori cmimin Oscar.

Por sic thotë populli, cdo e keqe e ka një të mirë. Tashmë që PS ka mbetur pa Sekretar të Peërgjithshëm që nga Ansambleja e djeshme, e njëri nga Sekretarët e PD mund të kalojë borxh tek skuadra tjetër, meqë jemi në kohë merkatoje! Jo se në PS ka nevojë për Nokën apo Bardhin, por sepse lëvizjet e detyruara prej SPAK që natyrshëm po krijoijnë një situatë dramatike në partinë në pushtet, pak humor I prodhuar nga personazhet e sipërpërmendur nuk do ishte I pavend!

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV