U akuzua për sulm seksual, Kevin Spacey shpallet i pafajshëm nga drejtësia britanike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori amerikan me famë botërore Kevin Spacey, ka rezultuar i pafajshëm përballet 9 akuza të ngritura nga 4 burra për sulm seksual.

Ankuesi i parë ka akuzuar aktorin se fillimisht ai i kishte folur hapur për seksualitetin e tij, gjë që fillimisht e bëri të mos ndihej rehat. Më pas Kevin e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme duke arritur në kapje dhe prekje agresive.

Ankuesi i dytë paraqet një histori të ngjashme të ndodhur në vitin 2005.

Në vitin 2015 i treti thotë se u takua me aktorin në teatrin Old Vic dhe shkoi tek ai për të kërkuar menaxhim. Kur u kthyen në banesën e Spacey-t pasi kishin pirë së bashku në pijetore ankuesi thotë se u zgjua nga prekjet e aktorit i cili abuzoi seksualisht me të.

Kevin Spacey shpërtheu në lot kur juria e një gjykate në Londër e shpalli atë të pafajshëm për nëntë akuza për sulm dhe ngacmim seksual të ngritura kundër tij nga katër burra.

Në ditëlindjen e tij të 64-të, ai u lirua nga të gjitha akuzat kundër tij.

Gjatë gjyqit, juria dëgjoi katër burrat që ngritën akuza kundër aktorit asnjëri prej tyre nuk mund të përmendet për arsye ligjore. Një nga akuzat, më e rënda, mund të dënohet edhe me burgim të përjetshëm.

Të fundit

1980 – Masakra e Bolonjës: Akti më i rëndë terrorist në historinë moderne të Italisë

Më 2 gusht 1980, në orën 10:25 të mëngjesit, një bombë e fuqishme shpërtheu në stacionin qendror hekurudhor të...

Pse Berisha po mbron Ilir Metën?

Nga Spartak Ngjela Vërtetë ky Berisha ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi për shumë vjet?! Mbrojtja që po i bën Saliu Ilir Metës, është...

Horoskopi ditor, 2 Gusht 2025

Dashi Dite e mbushur me surpriza te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe do ndiheni për mrekulli. Nëse...

Adolf Hitleri bëhet “Führer” i Gjermanisë pas vdekjes së Presidentit Paul von Hindenburg

2 gusht 1934 Më 2 gusht 1934, Presidenti gjerman Paul von Hindenburg ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Vetëm pak orë pas vdekjes së tij, Adolf...

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri i presidentit amerikan vjen pasi...

Lajme të tjera

Web TV